Çelet ekspozita “Kasëm Trebeshina - 1926”
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët në hollin e Bibliotekës Kombëtare, çdo ditë nga ora 08:00 – 20:00 dhe gjatë fundjavës nga ora 08:00 - 14:00.
Në 90-vjetorin e lindjes të shkrimtarit Kasëm Trebeshina Biblioteka Kombëtare çeli ekspozitën “Kasëm Trebeshina -1926”.
Kjo ekspozitë, e cila përmbledh krijimtarinë e botuar të Kasëm Trebeshinës si: prozator, dramaturg, poet, eseist, etj., vjen për publikun e gjerë dhe lexuesit e Bibliotekës Kombëtare si një vëmendje e veçantë kushtuar këtij personaliteti të botës së letrave shqipe.
Kasëm Trebeshina botoi për herë të parë në vitin 1953 dramën historike “Kruja e çliruar” dhe më pas në vitin 1961 poemën “Artani dhe Minja ose hijet e fundit e maleve”, dy vepra këto të cilat ruhen në fondin e Bibliotekës Kombëtare dhe prezantohen për herë të parë për publikun.
Me kujdes të veçantë në fondin e vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare ruhet edhe dorëshkrimi i shkrimtarit “Historia dhe njerëzit e saj: bisedë në mbrëmje vonë”, shkruar në Ankara në vitin 1997, në të cilën Trebeshina, përmes një proze politike, ka shpalosur pikëpamjet e tij politike e shoqërore.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët në hollin e Bibliotekës Kombëtare, çdo ditë nga ora 08:00 - 20:00 dhe gjatë fundjavës nga ora 08:00 -14:00.
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Fëmijëria, koha më e bukur që më është falur