
Aktivitet promovues/workshop “Të skicosh monumentet e kulturës si një artist”
Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Parkut Arkeologjik Apolloni dhe Shkollën “Jakov Xoxa”, Fier organizoi aktivitetin promovues “Të skicosh monumentet e kulturës si një artist”.
Në kuadër të javës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore dhe në përmbushje të objektivave tëprojektit 3D-IMP-ACT, programi IPA.
Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Parkut Arkeologjik Apolloni dhe Shkollën “Jakov Xoxa”, Fier organizoi aktivitetin promovues “Të skicosh monumentet e kulturës si një artist”.

Aktiviteti ka për qëllim të prezantojë pjesëmarrësit me artin e skicimit të ndërtimeve të trashëgimisë kulturore, përmes njohjes dhe prekjes së tyre nga afër. Kjo ndihmon të njohësh kulturën dhe historinë.

Nën drejtimin e stafit teknik të IMK-së dhe ZAKPA Apoloni, si dhe nëpërmjet vizatimit të ndërtimeve të ndryshme historike do të arrihet njënjohje më e thellë e elementëve përbërës të arkitekturës antike. Nxënësit pjesëmarrësjanë disa: Myrto, Joana, Megi, Iris, Marisa, Eminela, Klea dhe Elda.


(Portali Shkollor)
Njihuni me Bergin, lexuesin e vogël që leximin e sheh si superfuqi
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
23 prilli, Dita Botërore e Librit