Aktivitet në shkollën “Matosh Uka” në Fierzë
Nën kujdesin e veçantë të stafit pedagogjik të shkollës nxënësit realizuan një ekspozitë dhe dy dokumentare. Dokumentari i parë iu kushtua jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut, ndërsa dokumentari i dytë iu kushtua trashëgimtarëve të Skënderbeut.
Aktivitet janë raste ku nxënësit shprehin talentin e tyre në fusha të ndryshme. Kështu, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, përfaqësuesit më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese mesjetare shqiptare që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër vendosjes së sundimit osman, në shkollën e mesme të bashkuar “Matosh Uka”, Fierzë, u organizuan aktivitete të larmishme.
Nën kujdesin e veçantë të stafit pedagogjik të shkollës nxënësit realizuan një ekspozitë dhe dy dokumentare. Dokumentari i parë iu kushtua jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut, ndërsa dokumentari i dytë iu kushtua trashëgimtarëve të Skënderbeut në ditët e sotme.
Nxënësit u veshën me veshje tradicionale të cilat ata i siguruan individualisht, pasi shkolla nuk kishte mundësi financiare për t’i siguruar.
Portali Shkollor sjell për ju disa foto nga aktiviteti.
(Portali Shkollor)
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka