A ka një krizë globale të arsimit?
Nxënësit që duan të mësojnë kanë nevojë për një mësues të mirë, por shumë sisteme edukimi i kushtojnë pak vëmendje këtij faktori të pazëvëndësueshëm. Ja çfarë sugjeron Banka Botërore, përmes një hulumtimi...
Bota po përballet me një krizë të mësimdhënies. Ndërsa vendet kanë rritur dukshëm aksesin në arsim, të qenurit në shkollë jo gjithmonë prodhon dije. Në mbarë botën, qindra miliona fëmijë arrijnë moshën madhore pa përfituar aftësitë më themelore. Imagjinoni këto fëmije kur të prindërojnë se si mund të përmbushin edukimin e fëmijëve të tyre. Një hulumtim më i fundit i Bankës Botërore tregon se produktiviteti i 56% të fëmijëve të mbarë botës ka rënë në 50%.
Arsimi ndikon pozitivisht në kapitalin njerëzor, nga i cili përfitojnë individët dhe shoqëritë. Për individët, arsimi rrit vetëvlerësim dhe mundësitë për punësim dhe të ardhura. Për një vend, ai ndihmon në forcimin e institucioneve brenda shoqërive, nxit rritjen ekonomike afatgjatë, redukton varfërinë dhe nxit inovacionin.
Kriza globale e arsimit
Sipas Bankës Botërore, një nga arsyet kryesore pse kriza e mësimit vazhdon është se shumë sisteme edukimi, në të gjithë vendet në zhvillim kanë pak informacion se kush po mëson dhe kush jo. Si rezultat, ndryshimi për të përmirësuar situatën është i vështirë. Banka Botërore sugjeron se shkollat dhe mësuesit duhet t’i përgatisin studentët së paku në aftësitë bazike. Nxënësit duhet të jenë në gjendje të interpretojnë informacione, të formojnë mendime, të jenë krijues, të komunikojnë mirë, të bashkëpunojnë dhe të jenë elastike.
BB ndryshon fokusin për arsimin:
1. Ndryshimin e bën një mësues i mirë.
2. Të kesh një infrastrukturë të mirë shkollore.
Të kesh mundësi për të shpenzuar për arsimin nuk mjafton të nxitësh dijen tek të rinjtë. Përvoja ka treguar se kjo arrihet duke pasur mësuesë të mirë. Banka e Botërorë ka njoftuar se fundmi një fokus të ri mbi zhvillimin e arsimit në të gjithë globin: ”Të ndihmojmë mësuesit në të gjitha nivelet të bëhen më efektive për të çuar arsimin përpara”.
Ndryshimin e bën një mësues i mirë / Të investuarit për mësuesit
Kriza e arsimit është, në thelbin, krizë e metodave të mësimdhënies. Nxënësit që duan të mësojnë kanë nevojë për një mësues të mirë, por shumë sisteme edukimi i kushtojnë pak vëmendje këtij faktori të pazëvëndësueshëm. Në shumë vende, roli i mësuesit është i nënvlerësuar dhe studentët me mesatare më të ulët e zgjedhin këtë profesion.
Faktet kanë treguar që vendet nordike, të cilat kanë arritjet më të mëdha në arsim kanë mësuesit më të mirë. Vetëm individët që zotërojnë aftësi të mira mund ta ushtrojnë këtë profesion. Sigurisht që në këto vende është një nga profesionet më të paguara.
“Duke pasur parasysh rolin thelbësor që ata luajnë, trajtimi i krizës së të mësimdhënies kërkon mbështetjen e mësuesve”, citon Banka Botërore. Por që mësuesit të shndërrohen në heronj kanë nevojë për ndihmë, duhet të ndihen të motivuar dh të pajisen me atë që kanë nevojë për të dhënë mësim në mënyrë efektive. Për të mbështetur vendet në reformimin e profesionit të mësimdhënies, Banka Botërore po lançon “Mësues të suksesshëm, studentë të suksesshëm”. Kjo platformë globale për mësuesit adreson sfidat kryesore për t’i bërë të gjithë mësuesit të efektshëm, duke e bërë mësimin një profesion të respektueshëm dhe atraktiv.
(Portali Shkollor)
Mëso si të jetosh vet, mëso edhe nxënësit si të jetojnë
113 vite më parë u çel e para shkollë e mesme shqipe, "Normalja e Elbasanit"
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...