57% e pushuesve me smartphone në dorë në plazh
Në bazë të studimit, të realizuar tek 2000 persona nga 18 deri 55 vjeç, 54% e tyre nuk mund të rrinë as edhe një ditë pa dërguar email-e. 38% e tyre nuk mund të kalojnë 24 orë pa hyrë në internet, për të parë posten elektronike dhe 27% ...
Me pushime nuk shkohet për të stakuar spinën, të paktën jo atë të smartphone apo tabletit.
57% e atyre që nisen me pushime, në fakt duan të qëndrojnë të lidhur me internetin, 52% kalojnë të paktën një orë në ditë duke chatuar apo duke qëndruar në internet, duke kontrolluar email-in dhe duke shkruar në rrjetet sociale.
Studimin e ka bërë një studio e shoqërisë së sigurimit informatik McAfee. Në bazë të studimit, të realizuar tek 2000 persona nga 18 deri 55 vjeç, 54% e tyre nuk mund të rrinë as edhe një ditë pa dërguar email-e.
38% e tyre nuk mund të kalojnë 24 orë pa hyrë në internet, për të parë posten elektronike dhe 27% pranon që kontrollon në mënyrë konstante postën elektronike gjatë ditës.
Varësia me internetin është më shumë edhe tek rrjetet sociale.
Për të lënë në shtëpi laptop-in në shtëpi rreth 72% e të inetervistuarve se kanë problem fare, ndërsa vetëm 27% janë të gatshëm të ndahen nga smartphoni. Për të mos shkëputur kontaktet me familjen apo të afërmit, është ky motivi më i zakonshëm për 62% e atyre që qëndrojnë të lidhur me smartphonin, ndërsa vetëm 16% e tyre e mbajnë për arsye pune.
‘Stina e verës, veçanërisht gjatë udhëtimeve dhe pushimeve, mund të jetë shumë zbavitëse për të gjithë, përfshirë edhe hackerat të cilët mund të përfitojnë nga pushuesit, që ndodhen në ambiente jo familjare, shpjegojnë ekspertët e McAfee.
‘Kur preferohet komoditeti dhe siguria, duke përdorur akses në Wi-Fi jo të mbrojtura, dhe lehtësisht të thyeshme, mund të rrezikojmë të kompromentojmë informacionet tona personale, shpjegon eksperti për tgcom.
Rreziku nuk ekziston për 43% të atyre që nuk e marrin teknologjinë gjatë pushimeve.
Shtatë nga dhjetë e bëjnë për të shijuar më mirë pushimet e tyre, ndërsa dy nga tre për të eliminuar stresin.
44% ka nevojë të shkëputet nga puna, ndërsa 36% heqin dorë nga teknologjia për të respektuar të tjerët, partnerin, miqtë dhe familjarët të cilëve u kushtojnë më shumë vëmendje duke hequr telefonin nga qarkullimi.
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Detyrë klase: Dhoma ime