5 rregulla për të rifituar komunikimin e humbur me fëmijët
Shumë prindër ndoshta nuk e kanë kuptuar gjendjen e një pavarësie digjitale, që janë shoqërues në darkë dhe në momente të tjera më shumë dhe janë të vetmit që i qortojnë fëmijët të jenë vazhdimisht në smartfonët e tyre...
Të gjithë ne i kemi parë “këto” lloj prindërish: që e kalojnë kohën me fëmijët e tyre duke folur në smartfon më shumë sesa me ta, ata që i përgjigjen një telefonate ose shkruajnë një sms në mesin e një bisede me fëmijët e tyre, ata që lexojnë lajme “të rëndësishme” ose luajnë me telefon në vend se të lexojnë ose të luajnë së bashku.
Shumë prindër ndoshta nuk e kanë kuptuar gjendjen e një pavarësie digjitale, që janë shoqërues në darkë dhe në momente të tjera më shumë dhe janë të vetmit që i qortojnë fëmijët të jenë vazhdimisht në smartfonët e tyre. Si të rikuperojmë sasinë e lojës, komunikimin dhe bashkëpunimin me fëmijët?
Ja 5 sugjerime për t’u kthyer mbrapsht të propozuara nga Charlene Underhill Miller për blogun amerikan Netnanny
Të krijosh hapësira, vende dhe kohë të pavarura nga teknologjia
Rregulli i parë “social” është që të mos e lësh telefonin në tavolinë, ta lësh jashtë kuzhinës ose nga vendi i shtëpisë që hamë. Gjatë drekës, në mungesë të smartfonit me “tentativat” e tij, mund të rekuperohet me shpejtësi një hapësirë e rëndësishme për të bashkuar gjithë familjen bashkë, pa qenë “të hutuar” nga teknologjia. Mund të vazhdohet “detox” edhe duke e vënë pajisjen në silent gjatë vaktit ose pas darkës. Edhe ta vendosësh telefonin në karikim gjatë natës në mënyrë silencioze është një rregull i mirë.
Të bësh silent njoftimet
Në këtë epokë të posteve, tweeting, të teksteve, “liking”, është shumë e vështirë të qëndroni të pashqetësuar dhe të fokusuar. Një mënyrë për t’u mbrojtur është të bësh silent njoftimet, në mënyrë që mos t’i shohësh direkt, gjë që “provokon” një përgjigje, por vetëm në disa momente të ditës. “Miqtë” do të mësohen me mënyrën tonë të ngadalshme të reagimit.
Ua komunikoni të gjithëve modelin e ri “të shëndetshëm” në raport me mjetet digjitale
Të jesh dëshmitar me fëmijët, të një raporti “të shëndetshëm”. Gjëja e dytë është t’u bëjmë të ditur atyre që na njohin çfarë “tipash” jemi bërë, jo shumë reagues në përgjigje në çdo tweet ose wa ose ndaj posteve në Facebook. Të jemi ne që udhëheqim veprimet dhe mos të jemi të udhëhequr nga ata.
Përdorni fjalën e drejtpërdrejtë në mesazhet me tekst dhe në emoji
I thërrasim fëmijët në tavolinë nëpërmjet whatsap, i shkruajmë partnerit mesazhe emocionale që e meritonin të thuheshin në sy, “luftojmë” mbi një tekst duke pritur një përgjigje ose një emoji që na bën të kuptojmë ndjenjën e tjetrit, përpiqemi t’i edukojmë fëmijët nëpërmjet smartfonëve, në vend të përdorimit të pajisjes për informacion të shpejtë dhe praktik. Jemi në epokën e prindit digjital dhe (martesës digjitale), të rifitojmë dialektikën me zë dhe intervistën me zë është një rregull i mirë.
Lirohuni nga frika e të qenit jo të lidhur
Një nga problemet e kohës tonë, vlen si për të rriturit edhe për fëmijët, është kjo e të qenit të palidhur nga rrjetet sociale, që nuk mund të komunikosh, të humbësh lidhjen wi-fi, që jeni të shfarosur. Quhet teknikisht FOMO, dhe që e pranojmë apo jo, është një sëmundje pak a shumë e rëndë sipas rasteve, që lidhet me varësinë tonë nga mjetet digjitale. Të lirohesh nga frika e të qenit e palidhur dhe të krijosh një raport më pak obsesiv dhe të varur me smartfonët, nuk mund të bëjë gjë tjetër, vetëm se mirë. Cila do të ishte shëtitja e radhës me fëmijën tënd?
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka