Sugjerime

4 ide për planifikimin e pushimeve verore

Më poshtë ju mund të lexoni katër pika të cilat ju ndihmojnë të planifikoni pushime ideale tek të cilat ndërthuren shumë elementë që nga eksplorimi i natyrës e deri tek ndihma që ju ofrojmë shokëve që gjenden në vështirësi.

“Më në fund erdhën pushimet!”

Kjo është kryefjala e këtyre ditëve. Ndërsa planet janë pushime në mal ose në det, që nënkupton qetësi e mbi të gjitha nuk do të shkojnë në punë apo në shkollë! Duket se askush nuk gëzon që punon apo mëson! Po të jetë e vërtetë kjo është e frikshme sepse tregon që të gjithë janë materialistë. Mund të jetë kështu?! Ose ose janë aq të varfër në ide e mendime për të planifikuar saqë pushimet për ta janë të barabarta me gjumë! 


Profesori i gjuhës dhe letërsisë Erget Cenolli gjatë një bashkëbisedimi sygjeron nxënësit, por jo vetëm, që gjatë pushimeve verore të bëjnë të paktën 4 gjëra:

  • Së pari të lexojë 4 libra gjatë verës, kryesisht me aventura.
  • Të ndihmojë një shok që në vitin e kaluar të shkolles ka dalë me rezultate më të ulëta se ai.
  • Të ngjitë majën më të lartë të maleve që ka rreth e rrotull.
  • Të shkruajë një ese me rreth 700-800 qind fjalë rreth arritjes së gjërave të pamundura.

Kësaj liste ju mund t’i shtoni pika të tjera sipas dëshirës, por kujdes në asnjë mënyrë mos i barazoni pushimet tuaja me gjumin. 

Pushime të mbara!


(Portali Shkollor)

2,354 Lexime
7 vjet më parë