“30 vjet më parë kur isha 28 vjeç...”, poetja Petro kujton 8 dhjetorin e vitit 1990
Jo të gjithë e kishim fatin të ishim atë kohë studentë të dhjetorit, por më kujtohet fare mirë vetja ime në muajin e tetë të shtatzanisë që më shtynte te rruga e Elbasanit, pranë Qytetit Studenti ... isha dëshmitare e një kohe të re që po lindte jashtë e brenda secilit prej nesh.
Jo të gjithë e kishim fatin të ishim atë kohë studentë të dhjetorit, por më kujtohet fare mirë vetja ime në muajin e tetë të shtatzanisë që më shtynte te rruga e Elbasanit, pranë Qytetit Studenti ... isha dëshmitare e një kohe të re që po lindte jashtë e brenda secilit prej nesh. Isha përsëri në ditët e muajt në vazhdim një mama protestuese me beben në karrocë, pa pyetur për rreziqet e atyre rrugëve, me dëshirën e çmendur që fëmija im të ndiente erën e ndryshimit, erën e lirisë. Isha më pas një mama që me fëmijën mbi supe brohorisja fitoren e demokracisë në atë shesh ku bëheshe Një me atë mizëri turme që kish nisur të shndërrohej në popull, teksa shfaqeshin liderët e parë.
Take me to the magic
of the moment
On a glory night
Where the children of tomorrow dream away
In the wind of change...
(Scorpions)
Çfarë vitesh të zjarrta, plot muzikë e vargje revolucionare, idealizma të tepruar, dëshira të ethshme, ëndrra naive, sinqeritete kalamajsh, dashurira e joshje pa kufij!
Çfarë kohe...me protesta e festa varfanjakësh madhështorë!
Po përse, përse për dreq të gjitha revolucionet me aroma djerse e gjaku janë të destinuara të mbarojnë në karrige pushteti me aromë parfumi luksoz?! E tani nuk arrijmë të kuptojmë se është më e madhe dhimbja e zhgënjimit apo malli për atë kohë rinie ideale e të zjarrtë?!
Kur shembet
Miti i besueshmërisë,
toka dridhet më shumë se nga tërmetet,
Por bien vetëm tavanet.
Ani!
Mund të shohësh përsëri qiej...
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Mjedisi, një thesar i çmuar që duhet ruajtur
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, prezantohet drafti