14-vjeçari refuzoi të shesë idenë e tij të biznesit
Sipërmarrësi i ri ka ngritur tashmë 69 mijë paund investim dhe synon që të fitojë më shumë, duke shitur një makinë rreth 3800 secilën. 14-vjeçari ka një porosi prej 100 njësive nga parku “Six Flags” në SHBA
Materialist apo idealist? Është një dilemë e madhe që shpesh herë na shtyn drejt zgjedhjeve të gabuara. Dikush bën zgjedhjen më të thjesht ndërsa dikush tjetër sa më shumë arrin aq më shumë kërkon. 14-vjeçari Taylor Rosenthan refuzoi të shiste idenë e tij të biznesit për 20 milionë paund dhe vendosi të zhvillojë vetë biznesin e tij.
Të shumtë ishin ata që e gjykuan, të shumtë ishin ata që nuk do të mund ta refuzonin një shifër të tillë, por Taylor Rosenthan mbrojti idenë e tij dhe që tani po merr frytet e para të punës.
Taylor nga Opelika, Alabama, doli me idenë e krijimit të një makine shitjeje me pajisje të ndryshme.
Ideja i erdhi teksa po udhëtonte rreth Alabama-s për turnet e bejsbollit, duke parë fëmijët që lëndohen dhe asnjë nuk ka çantën e ndihmës.
Sipërmarrësi i ri ka ngritur tashmë 69 mijë paund investim dhe synon që të fitojë më shumë, duke shitur një makinë rreth 3800 secilën. 14-vjeçari ka një porosi prej 100 njësive nga parku “Six Flags” në SHBA.
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Detyrë klase: Dhoma ime
"28 Nëntori"