11 shtator, dita e parë e shkollës
Çaste të fokusuara nga aparati fotografik në shkolla të ndryshme në të gjithë vendin në ditën e parë të shkollës. Pushimet verore kaluan dhe zilja e parë e për këtë vit të ri akademik ra.
Ka nisur sot viti i ri akademik 2017-2018 në sistemin arsimor parauniversitar në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Shkollat hapën dyert për më shumë se 495 mijë nxënës në mbarë vendin.
Rreth 32858 fëmijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë.
Policia ka shtuar numrin e efektivëve pranë shkollave për rritjen e sigurisë publike. Në një plan masash të publikuara policia njoftoi se efektivët do të ngarkohen me shërbime për garantimin e rendit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.
Drejtuesit më të lartë të arsimit në vend nëpërmjet rrjeteve sociale kanë uruar mësuesit, nxënësit dhe prindërit për një vit të suksesshëm akademik.
Drejtoria e shkollës “Musine Kokalari” uron:
Të dashur nxënës
Të dashur nxënës, mirësevini në shtëpinë tuaj të madhe, në institucionin ku mësoheni, edukoheni dhe rriteni.
Të gjithë ne jemi gati në sherbimin tuaj që jeni e ardhmja jonë Janë gati klasat, mësuesit, të gjithë faktorët që garantojnë një vit të suksesshëm.
Është koha e një transformimi të madh, e konceptimit të ri arsimor, tranformim i cili presupozon rritjen e ritmit në gjithë procesin mësimor dhe edukativ, vlerësimin e përpjekjeve tona në të gjitha aspektet.
Këtë vit shkolla do të ketë kërkesa të reja në procesin mësimor, më shumë përfitim njohurish të reja shkencore, veprimtari sportive, kulturore dhe artistike, ndaj kërkohet edhe përkushtim e seriozitet më i madh.
Jemi plot besim se të gjithë bashkë do t’ia arrijmë suksesit tonë të përbashkët dhe synimit të shkollës se nga mjediset e saj edhe dielli do të na duket më i madh.
Shkolla jonë do të rrezatojë dritë diturie e mirësi, kulturë bashkekohore e qytetërim, dije e sjellje dinjitoze. Këtë do ta bëjmë në të gjithë së bashku. Sepse kështu shkollën do ta bëjmë edhe më miqësore për nxënësit, për mësuesit, për prindërit, për komunitetin…
E kur mobilizohen mbi 1500 zemra të përkushtuara dhe entuziaste që kanë të njëjtin ritëm e të njëjtën ndjesi, me siguri arrihet synimi. Bëhen shembull edhe për të gjithë dhe për më tepër i ftojmë të gjithë faktorët e komponentët dhe i bëjmë pjesëmarrës në ritmin dhe dinamikën tonë.
Vitin shkollor që iku shkolla jonë e dëshmoi qartë se mundet t’ia dalë në krye të çdo nisme e vendimi duke bërë të mundur realizimin e objektivit të shkollës.
Këtë vit të ri shkollor detyrat janë më të mëdha, por edhe energjitë e mundësitë tona janë të mëdha dhe të afta për të realizuar të gjitha ato objektiva që përcaktojmë. Të mbushur plot entuziazëm dhe energji deomos do t’i arrijmë të gjitha.
Ne këtë vit jemi përballë kërkesave të reja për një shkollë më moderne e më kërkuese për të qenë nesër ju. të dashur nxënës,të aftë për të përballuar jetën.
Ne do t’i përgjigjemi ritmit të ri, kërkesave të reja, aspiratave që kërkohen sot. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kërkohet rregull, disiplinë, përkushtim, këmbëngulje.... Sigurisht që do të jemi të tillë dhe do ta kërkojmë me insistim rregullin, disiplinën, përkushtimin e këmbënguljen.
Ky është synimi ynë, përkushtimi i të gjithëve, edhe i shtetit, edhe i shkollës, edhe i prindërve, edhe i juaji.
Nxënës të dashur
Pa tjetër jeni faktor i rëndësishëm, forca që do t’i jepni tonin jetës e të gjithë veprimtarive në shkollë. Jeni e nesërmja e mirë, jeni brezi që dë të përparoni vendin tonë dhe familjet.
Vlerësojeni misionin dhe rëndësinë tuaj.
Pa ju shkolla nuk ka kuptim. Nuk kemi kuptim as ne edukatorët pa ju. Por as ju nuk keni kuptim pa shkollën tuaj të dashur e pa ne.
Kjo lidhje e ngushtë ka rëndësi jetike, ashtu siç ka rëndësi e kuptim jeta në familjet tuaja e lidhja e pazgjidhshme me prindërit.
Të nderuar kolegë
Suksesi i një viti shkollor nis dhe mbaron të puna jonë. Le të jemi shembulli nga ku nis suksesi i arritjeve të shkollës. Kjo presupozon përgjegjshmëri të madhe, nivel të lartë profesional e dimension të madh human. Jemi para provës, provë e cila detyrimisht do të jetë e mundshme dhe që shikon vetëm drejt suksesit.
Prindër të nderuar
Një urim zemre edhe për Ju. Suksese fëmijëve tuaj të dashur, suksese edhe ju në punën e shenjtë në edukimin e fëmijëve tuaj dhe nxënësve tanë. Ne sot bashkë nisim edhe bashkëpunimin e pandërprerë pasi kemi të njëjtin qëllim të madh. Konsiderojeni shkollën si shtëpinë tuaj si vatrën ku ne mësojmë, edukojmë dhe formojmë qenien më të shtenjtë dhe për të cilët jetojmë e merr kuptim jeta jonë.
Të dashur nxënës të klasave të para,
Kosiderojeni ditën e parë të shkollës si një prej ditëve më të rëndësishme në jetën tuaj të re. Le të shërbejë kjo ditë si dita e betimit për qenë njerëzit e së ardhmes më të mirë. Ju jeni engjëj dhe për ketë do të keni mirësinë e përkushtimin tonë maksimal. Le të shërbeje kjo ditë e shënuar nisjen e një rruge të mbarë në jetë.
Suksese e mbarësi!
Shkolla 9-vjeçare "Tahir Sinani".
Shkolla 9-vjeçare "Tahir Sinani"
Shkolla 9-vjeçare "26 Nëntori".
Shkolla 9-vjeçare "26 Nëntori"
Shkolla "Faik Konica", Korçë.
Shkolla "Liri Kazazi", Lushnje.
Shkolla "Zera jete"
Shkolla "Rilindja", Pogradec.
415 nxënës nisën sot udhëtimin e përvitshëm drejt dijes te "Ernest Koliqi". 90 mësues dhe staf do t'i shoqërojnë me përkushtim. Suksese!
Shkolla "Matosh Uka", Fierzë.
(Portali Shkollor)
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Poezi nga mësuesja Vera Ujka