11 Shkurti, dita Botërore e grave shkencëtare
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përcaktuan 11 shkurtin, si datën e njohjes së rolit të rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë.
"Bota ka nevojë për shkencë dhe shkenca ka nevojë për gratë. Njerëzimi nuk mund të injorojë gjysmën e gjenisë së tij krijuese-gratë" - Irina Bokova
Sipas Kalendarit Kombëtar të Promocionit Shëndetësor dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 11 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, miratuar në shtator të vitit 2015, në përputhje me Objektivat e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e Qëndrueshmëri.
Barazia gjinore ka qenë gjithmonë një çështje thelbësore për Kombet e Bashkuara. Më 22 dhjetor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të krijuar një Ditë Ndërkombëtare vjetore, 11 Shkurtin, për të njohur rolin e rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë. Kjo ditë shërben për të ndërgjegjësuar femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (që shkurtimisht shkruhet me inicialet STEM science, technology, engineering and mathematics).
Situata në Shqipëri
Studimi realizuar nga UNESCO “Gratë në shkencë”, arrin në përfundimin se femrat janë më mirë të arsimuara sesa meshkujt, ku 54% e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra. Ky numër është më i lartë kur bëhet fjalë për angazhimin në studimet pasuniversitare. Raporti tregon se 58% e studentëve që mbrojnë doktoraturën janë femra.
Ndaj, vlerësojini më tepër femrat, ato janë një fuqi e madhe!
(Portali Shkollor)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, prezantohet drafti
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...