“1000 penelata në telajo”, GKA fton fëmijët në festën e ngjyrave
Në Galerinë Kombëtare të Arteve më date 13 Prill 2016 do të nisë si mini-projekt, “1000 penelata në telajo” në kuadër të stinës së pranverës
Në mbështetje të programit të Ateliesë së Edukimit Artistik në GKA, stina e pranverës do të festohet nga fëmijët përmes ngjyrave.
Mini - projekti “1000 penelata në telajo” ka për qëllim të nxisë publikun e ri dhe publikun e së ardhmes të bëhet pjesë e Galerisë, Ateliesë së Edukimit dhe aktiviteteve të saj.
Aktiviteti është konceptuar në realizimin e një pikture me përmasa të mëdha ku dhjetra fëmijë do të lënë gjurmën e tyre. Galeria Kombëtare fton të gjithë fëmijët e shkollave dhe kopshteve të vijnë dhe të marrin pjesë në këtë krijim me ngjyra, mbi telajon e bardhë. Secili mund të vizatojë, apo pikturojë atë që ndjen dhe të gjithë do të jenë autorët e një krijimi artistik të përbashkët.
Mini-projekti “1000 penelata në telajo”do të nisë më date 13 Prill dhe do të përfundojë më 13 Maj 2016.
Gjatë kësaj periudhe çdo fëmijë, apo nxënës është i mirëpritur të vijë në Galerinë e Arteve i shoqëruar nga një person i rritur ku gjithashtu do të gjejë materialet e nevojshme për të vizatuar, ose pikturuar mbi një telajo me përmasa 2 x 3 m.
Pas një muaji proçesi krijimtarie, telajo do të cilësohet një pikturë e përfunduar ku dhe do të ekspozohet në hollin e GKA. Çdo fëmijë që ka hedhur një ngjyrë, apo ka krijuar një imazh në këtë tablo do të jetë bashkëautor i saj, ndërsa Galeria do të ruajë një kujtim të mrekullueshëm dhe një krijim të denjë për t’u ekspozuar për publikun.
Informacion mbi aktivitetin:
*Fëmijët dhe nxënësit mund të vijnë në grupe, oseindividualisht, të shoqëruar nga mësues, edukator, apo familjarë. Telajoja dhematerialet do të presin fëmijët në hollin e GKA. Proçesi i punës do tëdokumentohet në vijimësi me imazhe fotografike në faqen zyrtare të ëeb-it dhefacebook të GKA.
Oraret e aktivitetit:
E mërkurë - E dielë
10:00 - 18:00
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Marrëdhënia prind-mësues, çelësi i suksesit të fëmijës
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali