Peshëngritje

10-vjeçarja dy herë kampinone në peshëngritje

Quhet Enkileda Carja, është 10 vjeçe, nxënëse në shkollën 9- vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj, ajo ka zgjedhur t’i dedikohet sportit të peshëngritjes dhe është shpallur dy herë kampione kombëtare.

Gjithnjë nxitojmë të publikojmë informacione për sportin, por fatkeqësisht ndalemi e përcjellim shembuj negativ. Ne në Portalin Shkollor ua dedikojmë gjithë hapsirën e mundshme talenteve të reja në çdo fushë. 


Personazhi që ju prezantojmë sot do t’ju lërë pa fjalë ashtu siç ndodhi edhe në redaksinë tonë, kur trajnerja e ekipit të femrave në Elbasan Eglantina Kalemi na foli për të.


Quhet Enkileda Carja, është 10 vjeçe, nxënëse në shkollën 9- vjeçare “Fadil Gurmani” në Elbasan. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj, ajo ka zgjedhur t’i dedikohet sportit të peshëngritjes dhe është shpallur dy herë kampione kombëtare.

Enkileda është e shkathët dhe ka një karakter të fortë. Ka një lidhje të fortë me motrën e saj dhe e shoqëronte atë vazhdimisht në stërvitje. Motra, Marsela Carja është kampione si dhe sportistja më e mirë në U15. Enkileda filloi të ushtrohej çdo ditë. Mësoi teknikën e stileve të peshngritjes dhe dëshmoi rritje dhe cilësi mjaft të mira sportive. Duke parë rritjen e saj, Eglantina Kalemi, trajnere ekipit të femrave në Elbasan, vendosi që Enkileda të merrte pjesë në garat kombëtare. Vendimi ishte i drejtë sepse 10-vjeçarja u shpall dy herë kampione kombëtare.

Enkileda Carja ka më pak se një vit që stërvitet por ka arritur rezulatet mbresëlënëse dhe premton për një të ardhme historike për peshngritjen e femrave në Shqipëri. Krahas sporti ajo ëshë një nxënëse me rezultate shumë të mira në mësime. Enkileda është shembulli i një vajze që sfidon moshën dhe realizon ëndrrat e saj.


Portali Shkollor i uron shumë suksese Enkiledës!


(Portali Shkollor)

2,530 Lexime
6 vjet më parë