Konferencë

Tiranë, zhvillohet mbledhja e 5-të rajonale e SEE

Gjatë konferencës, u diskutua mbi projekte dhe mundësibashkëpunimi me pjesëmarrës nga Shqipëria, Rajoni e më gjerë

Ditën e martë dhe të mërkurë, në datat 19-20 Prill 2016, në ambientet e Hotel Tirana International u zhvillua për herë të parë mbledhja e 5-të rajonale (SEE5) e Ripe Network Cooperation Center (RIPE NCC) me mbështetjen e partnerit lokal Qëndra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik / RrjetiAkademik Shqiptar (RASH) për Evropën Jug-Lindore.

Gjatë konferencës u zhvilluan prezantime mbi zhvillimet më të fundit të Internetit si IPv6 deployment, Network and routing security, internet peering, impakti i IXPs, si dhe pajisjet më të fundit të RIPE NCC për monitorimin e veprimeve në rrjet.

Gjithashtu gjatë konferencës, u diskutua mbi projekte dhe mundësi bashkëpunimi me pjesëmarrës nga Shqipëria, Rajoni e më gjerë.

Kjo konferencë krijoi mundësi për kontakte të reja biznesi dhe takime me lidera të industrisë se Telekomunikacioneve për të diskutuar mbi sfidat, zgjidhjet dhe bashkëpunime të mëtejshme mes kolegëve. Ky aktivitet krijoi mundësi për biseda me stafin e RIPE NCC mbi pyetjet për regjistrin e IP-ve.

U diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm me projekte konkrete me RASH-in, i cili është një institucion unik në llojin e tij në Shqipëri, ku RASH-i do të vëre në dispozicion infrastrukturën e tij për ofrimin e shërbimevetë RIPE lokalisht në Shqipëri duke e laboruar fusha të përbashkëta interesi mes RASH, RIPE NCC dhe Internet Society Organisation në fushën e infrastrukturës TIK.

Gjithashtu u diskutua edhe për ofrimin e shërbimeve të RIPE Accademy në Shqipëri me partneritetin lokal të RASH duke mundësuar trajnimin dhe licensimin e specialistëve të rinj me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe teknologjitë më të fundit në fushën e ICT.

Në këtë konferencë u konsolidua roli i RASH si partneri më i rëndësishëm i RIPE NCC në Shqipëri.

1,653 Lexime
8 vjet më parë