MARRËVESHJA

Studentët e Universitetit të Arteve fitojnë paktin me AQSHF për të kryer praktikat

Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Universitetit të Arteve në kuadër të paktit për universitetin. Lehtësi për studentët për të kryer praktika, stazhe apo për të hulumtuar në materiale arkivore.

Në kuadrin e Paktit për Universitetin, ishte radha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit për të lidhur marrëveshje me Universitetin e Arteve. Sipas kësaj marrëveshjeje, studentët e fakulteteve të ndryshme të UA, mund të kryejnë praktika, stazhe, të kenë lehtësira për hulumtimin e materialeve arkivore, etj., sipas interesave përkatëse. Më herët Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Arteve ka nënshkruar marrëveshje me Teatrin Kombëtar, Galerinë Kombëtare të Arteve, Teatrin Kombëtar Eksperimental, Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.


Pikat e marrëveshjes:

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka detyrimet si mё poshtë:


1-Të ofroj stazhe dhe praktika për studentët e Universitetit tё Arteve dhe tё verё nё dispozicion tё tyre fondin arkivor pёr realizimin e punёve dhe detyrave shkollore, kёrkimeve dhe studimeve me pёrfitim tё ndёrsjelltё pёr tё dyja institucionet tona.


 2-T’u krijojё kushtet studenteve tё UART pёr hulumtim në fondin filmik (dhe xhirime të reja) me qëllim përgatitjen e video spoteve promovuese për AQSHF-në, për shpërndarje në rrjete sociale. Asistencë me programin e AQSHF Albania On Film. (studentë të programit të studimit Regji dhe Regji Filmi dhe Televizioni).


3 -T’u krijojё kushtet studenteve tё UART pёr hulumtim në fondin filmik dhe në fondet e tjera artistike që disponon AQSHF për shkrimin e temave dhe artikujve studimorë që u nevojiten në detyrat universitare por edhe që do të përdoren për t’u përfshirë në një botim studimor të do të bëjë AQSHF mbi kinematografinë shqiptare.


4-Tё pranojё studentёt e UART për kryerjen e internshipeve të fokusuar në tematikat e mëposhtme:

        • Studim i muzikës së filmit shqiptare nga studentët e Fakultetit të Muzikës dhe organizimin e             aktiviteteve muzikore,

        • Digjitalizimi i koleksionit të partiturave origjinale në fondin e AQSHF-së,

        • Digjitalizimi i fototekës dhe skedimi i fotove të digjitalizuara,

        • Punime grafike murale në muret e jashtme të vendruajtjeve të fondit filmik në AQSHF nga      studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura,

        • Animatorë në programet e edukimit. 


5-Ndërgjegjësimi dhe orientimi i shijeve të studentëve në kinematografinë shqiptare dhe të huaj duke projektuar (në 35mm ose digital) dhe analizuar filma të spikatur të kinematografisë shqiptare dhe botërore, filma të kinemasë ballkanike, etj.. Gjatë këtyre projeksioneve do të jenë të ftuar artistë dhe specialistë të filmit që kanë punuar dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e produksioneve dhe krijimeve artistike. Profesionistë me emër nga gjithë proceset krijuese si: Regjisorë, Operatorë, Piktorë filmi, Skenografë, Kostumografë, Kompozitorë, Inxhinierë Laboratori, Montazhierë, Producentë etj., që diskutojnë me studentët dhe i tregojnë eksperiencat e tyre duke i frymëzuar ato.


6-Tё pranojё studentёt e UART si asistentё salle në shfaqjet e Kinematekës që do të organizojë AQSHF. Pjesëmarrje aktive në organizimin e aktiviteteve duke i lënë studentëve të interesuar hapësirë për të propozuar idetë e veta për punën dhe proceset në fjalë.


7 -Tё bashkёpunojë me Universitetin e Arteve dhe tё garantojё pjesëmarrje tё studentёve nё aktivitete, shfaqje, forume e debate mbi kinematografinё qё do tё organizohen nga AQSHF si dhe nё tё gjitha workshop-et profesionale kombёtare dhe ndёrkombёtare nё fushën e ruajtjes dhe restaurimit tё trashёgimisё kulturore qё do tё organizojё AQSHF.


(Portali Shkollor) 

1,707 Lexime
5 vjet më parë