Shtëpia botuese ALBAS sjell për ju mbi 50 tituj të rinj
Në stendën tonë do të gjeni libra të cilët përfshijnë të gjitha grup moshat që nga librat për bebe deri te librat universitarë si dhe libra të llojeve të ndryshëm letrarë e jo letrarë për të rritur
Shtëpia botuese ALBAS në Panairin e Librit sjell për ju mbi 50 tituj të rinj. Në stendën tonë do të gjeni libra të cilët përfshijnë të gjitha grup moshat që nga librat për bebe deri te librat universitarë si dhe libra të llojeve të ndryshëm letrarë e jo letrarë për të rritur.
Disa nga botimet më të rëndësishme lidhen me zgjerimin me tituj të rinj të serive për fëmijë mbi moshën 8 e 9 vjeç:
Një familje e paparë
Koni dhe Maksi
Më quajnë... (biografitë e njerëzve më të famshëm në botë)
Seria e Klasikëve botërorë për fëmijë vjen tani në 3 variante të ndryshme:
Klasikët e mi të parë (përshtatur për moshat mbi 3 vjeç)
Klasikët për fëmijë (përshtatur për moshat mbi 7 vjeç)
Klasikët për fëmijë, mbi 9 vjeç, ku librat janë sjellë të përkthyera nga origjinali në një mënyrë të freskët e origjinale në dizajn: “Liza në botën e çudirave”, “Aventurat e Pinokut”, “Princi i vogël”, “Pipi çorapëgjata”, “Piter Pan” kjo seri do të vazhdojë të plotësohet me tituj të rinj.
Në serinë e librave psikologjikë të psikologut amerikan Scot Peck, kemi sjellë “Bijtë e gënjeshtrës”, një libër që synon të zbulojë instinktin e gënjeshtrës brenda trupit njerëzor. Ky libër është përkthyer nga Genc Muçollari.
Një emër i madh i letërsisë bashkëkohore serbe vjen në stendën tonë nga Pavić, “Peizazhe të pikturuara me çaj”, përkthyer nga Ben Andoni.
Në serinë "Poezi dhe imazh", kemi sjellë disa tituj librash: “E bardha pa të bardhë” nga poetja franceze Laura Cambau, Maks Velo, Rudina Çupi si dhe “Antologji e poezisë së Dangerous Method” nga një grup poetësh të rinj.
Seria e librave universitarë është pasuruar mjaft në botime nga pedagogë të degëve të ndryshme që i përkasin fakulteteve të lëndëve shkencore dhe të atyre shoqërore.
Risi në këtë panair është libri “Legjenda dhe vendet shqiptare”, i cili hap projektin tonë për letërsinë gojore shqiptare të sjellë në një mënyrë të re dhe origjinale, me një bashkëpunim të frytshëm me autorët: Rita Petro, Tonin Çobani, fotografin Felix Bilani dhe piktorët Ledia Kostandini dhe Semela Mero.
Ju mirëpresim në Panairin e Librit tek stenda e ALBAS nga data 11.11.2015 deri në datën 15.11.2015.
Albas pjesë e trajnimit në Athinë me temë “Metodat e mësimdhënies në kushtet e dygjuhësisë”
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri