
Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç hap dyert për nxënësit e saj
Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç ka hapur dyert për nxënësit e saj. Kjo shkollë e re e ndërtuar me kushtet më bashkëkohore, ka gjithsej 207 nxënës dhe përbëhet nga 4 kabinete, 12 klasa, salla për mësuesit, kënde për psikologun dhe infermierin, palestër dhe bibliotekë.
Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç ka hapur dyert për nxënësit e saj. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Kjo shkollë e re e ndërtuar me kushtet më bashkëkohore, ka gjithsej 207 nxënës dhe përbëhet nga 4 kabinete, 12 klasa, salla për mësuesit, kënde për psikologun dhe infermierin, palestër dhe bibliotekë.

Postimi i Ministres Evis Kushi:
Një tjetër shkollë e re sapo ka hapur dyert për fëmijët e Laçit, në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti. Ta gëzojnë dhe sa më shumë suksese për nxënësit, mësuesit dhe të gjithë komunitetin e zonës!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Prof.Dr Ermira Ymeraj: Mësuesi, mes pasionit dhe padrejtësisë
Manastirliu: Skemë e re e kualifikimit të mësuesve, gati testimi i informatizuar