Seti për fëmijë LOGICO, mëso dhe provo veten duke u argëtuar, botim i ri i ALBAS
Fëmijët duhet të zhvillojnë aftësi të të menduarit kritik dhe krijues në një botë komplekse. Seti LOGICO i sapo botuar nga ALBAS ndihmon në përmirësimin e këtyre aftësive përmes lojës. I përshtatshëm për fëmijët parashkollorë dhe fillorë, ai përmirëson përqendrimin, perceptimin pamor dhe logjikën.
Fëmijët po rriten në një botë gjithnjë e më komplekse, ndaj duhet të zhvillojnë më shumë aftësi të të menduarit. Viteve të fundit, edukatorët kanë filluar të theksojnë rëndësinë e një edukimi që përfshin të menduarit kritik dhe krijues. Fillimi i ushtrimit të aftësive të të menduarit në moshë të vogël përmirëson procesin e të mësuarit dhe ndihmon fëmijët të përgatiten më mirë në testet shkollore. Gjithashtu, trajnimi i aftësive të të menduarit i ndihmon fëmijët të përgatiten për të zgjidhur problemet sociale dhe ekonomike në të ardhmen.
Ndaj, Seti LOGICO, i sapo botuar nga Shtëpia Botuese “Albas” është një mjet mësimor interaktiv që ndihmon fëmijët në zhvillimin e aftësive të të menduarit logjik, motorik dhe kritik përmes lojës. Ky set është i përshtatshëm për fëmijë në moshë parashkollore dhe fillore, duke i përgatitur ata në aspekte të ndryshme të mësimit në kopsht, shkollë dhe shtëpi.
Gjatë zgjidhjes së problemave nëpërmjet këtij seti, fëmijët përmirësojnë përqendrimin, perceptimin pamor dhe kujtesën. Pyetjet i nxitin fëmijët të mendojnë dhe të kërkojnë për marrëdhënie logjike. Skedat e mësimit trajnojnë aspekte të ndryshme të të menduarit logjik. Secili set LOGICO PRIMO përmban 16 skeda me detyra motivuese, të përshtatshme për moshën e fëmijëve.
Si ndikon seti LOGICO:
Në kopsht
Fëmijët mësojnë aftësitë bazë duke luajtur. Ndihmon në zhvillimin e të folurit dhe në komunikim. Përmirëson aftësitë motorike gjatë lëvizjes së butonave me ngjyra.
Në shkollë
I dobishëm për aktivitete mësimore të pavarura. I pajisur me skeda mësimi për të gjitha lëndët kryesore shkollore. I vlefshëm për të gjitha nivelet, si dhe për fëmijë me aftësi ndryshe.
Në shtëpi
Për përforcim dhe përsëritje. Për të mësuar individualisht ose në grup. Shumë motivues.
SERITË E LOGICO PRIMO:
LOGICO PRIMO – “Mendo dhe luaj” (Lojërat e para logjike, mosha 3+)
Seria “Mendo dhe luaj” përmban ushtrime të shumëfishta për fëmijët e moshës parashkollore, që ndihmojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e të menduarit kritik dhe krijues.
Skedat e mësimit trajnojnë aspekte të ndryshme të të menduarit logjik.
Skedat 1, 5, 9, 13: Njohja pamore dhe imagjinata
Skedat 2, 6, 10, 14: Dallimi i lidhjeve logjike dhe rastësore
Skedat 3, 7, 11, 15: Njohja pamore dhe kujtesa
Skedat 4, 8, 12, 16: Njohja pamore dhe përputhja e figurave
LOGICO PRIMO - "Mendo, mendo..." (përqendrimi dhe logjika, mosha 3+)
Seria "Mendo, mendo..." u ofron fëmijëve të moshës parashkollore ushtrime të shumëfishta për të zhvilluar dhe përmirësuar të menduarit kritik dhe krijues.
Skedat e mësimit ndihmojnë për të ushtruar aspekte të ndryshme të të menduarit logjik.
Skedat 1, 5, 9, 13: Njohja e marrëdhënieve logjike
Skedat 2, 6, 10, 14: Njohja pamore dhe kujtesa
Skedat 3, 7, 11, 15: Krahasimi, përcaktimi i ngjashmërive dhe i dallimeve
Skedat 4, 8, 12, 16: Renditja
LOGICO PRIMO – “Numrat deri në 10” (Numëro dhe krahaso, mosha 3+)
Me skedat e mësimit “Numrat deri në 10 - numëro dhe krahaso”, fëmijët ushtrojnë numërimin dhe leximin e numrave deri në 10. Duke numëruar sendet, ata mësojnë se numri i fundit që numëruan tregon se sa sende janë. Duke numëruar sende dhe duke i lidhur me numrin e duhur, fëmijët mësojnë për përputhjen 1:1 të sasisë së sendeve dhe numrave. Duke numëruar dhe krahasuar sasitë dhe numrat, fëmijët kuptojnë konceptin e sasive dhe konceptet “më shumë - më pak”.
Përmbajtja mësimore e skedave është e strukturuar si më poshtë:
Skedat 1-2: Përcaktimi i sasisë dhe përputhja e numrave deri në 6
Skedat 2-6: Përcaktimi i sasisë dhe përputhja e numrave deri në 10
Skedat 7-8: Përcaktimi i sasisë, mbledhja e tyre dhe përputhja e numrave
Skedat 9-10: Vargjet numerike deri në 10
Skedat 11-12: Renditja sipas dallimit pamor
Skedat 13-14: Numërimi dhe krahasimi kur ka më shumë
Skedat 15-16: Numërimi dhe krahasimi kur ka më pak
LOGICO PRIMO – Finki në kopsht (mosha 3+)
Skedat e mësimit “Finki në kopsht” e bëjnë mësimin argëtues. Të gjitha skedat paraqesin sende dhe figura nga kopshti, në mënyrë që fëmijët të mund ta gjejnë veten dhe përditshmërinë e tyre në to. Personazhi Finki i shoqëron fëmijët teksa ata u përgjigjen pyetjeve. Përveç kësaj, fëmijët argëtohen duke kërkuar Finkin në çdo skedë.
Gjatë zgjidhjes së problemave, fëmijët përmirësojnë përqendrimin, perceptimin pamor dhe aspekte të ndryshme të të menduarit logjik.
Skedat e mësimit përfshijnë katër lloje të ndryshme të detyrave nga fusha e gjuhës (gjetja e termave të përgjithshëm), matematika (kategoritë, numërimi, detyra 1:1) dhe perceptimi (gjetja e pjesëve të figurave që mungojnë dhe njohja e formave).
Llojet e detyrave:
- klasifikimi në kategori
- gjetja e sasive të barabarta
- bashkimi i pjesëve të pazëllit
- gjetja e hijes së figurës origjinale
LOGICO PRIMO – Mëso për kodimin (mosha 5+)
Me LOGICO PRIMO "Mëso kodimin", Robi, roboti i vogël miqësor, i shoqëron fëmijët në parashkollor përgjatë hapave të parë në kodim dhe programim.
Gjatë zgjidhjes së kërkesave, fëmijët pyesin veten: Çfarë duhet të bëj që Robi të mund ta përfundojë detyrën? Cilët hapa janë të nevojshëm? A duhet të ndjek një radhë të caktuar?
Në këtë mënyrë, fëmijët mund të mësojnë hapat individualë dhe aspektet e kodimit në formë loje. Shpjegimet e termave që praktikohen në skedat e mësimit:
Renditjet:
Një seri udhëzimesh që ndjekin një rend të caktuar. Pasi është kompletuar secili hap, hapi i fundit bëhet për të arritur qëllimin përfundimtar.
Algoritmet:
Algoritmi është një grup hapash, që ndiqen për të zgjidhur një problemë apo për të arritur një qëllim.
Njohja e modelit:
Modelet dhe ngjashmëritë na ndihmojnë të zbatojmë dhe të kuptojmë detyra më të vështira. Për të identifikuar modele në problema, ne kërkojmë për diçka që është e ngjashme ose e njëjtë.
Strukturat e të dhënave:
Strukturat e të dhënave janë objekte për ruajtjen dhe organizimin e të dhënave. Në skeda, rrjetet janë strukturat e të dhënave, në të cilat duhet të zhvendoset Robi për të gjetur sende ose për të arritur qëllimet më shpejt.
Zbërthimet:
Zbërthim quhet ndarja e detyrave në nëndetyra. Zbërthimi e bën më të lehtë kuptimin dhe arritjen e një qëllimi. Për shembull: në fillim Robi mbledh karamelen e kuqe, pastaj tjetrën.
Ciklet:
Ciklet i shkurtojnë udhëzimet, kur një renditje e hapave përsëritet disa herë në vazhdimësi. Kjo përmbledhje në bllokun e kodeve, të cilat përsëriten në një numër të caktuar dhe të nevojshëm, thjeshton një kod dhe e bën atë më të qartë. Pastaj Robit nuk i duhet të vrapojë “përpara, përpara, përpara”, por merr udhëzimin: “Lëviz 3 herë përpara”.
Udhëzuesi si funksionon secila prej serive LOGICO PRIMO me skedën përkatëse:
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Albas pjesë e trajnimit në Athinë me temë “Metodat e mësimdhënies në kushtet e dygjuhësisë”
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
Poezi, verë franceze dhe tinguj pianoje... një mbrëmje nga Rita Petro