![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2020-01/10/4129-0-55d19e00e2475355d0a3cc8e1ee9b25c.jpg)
Risia në arsim, portali shtetëror “e-Albania” do të ofrojë shërbime online edhe për maturantët
Edhe maturantët do të kenë mundësi tashmë që nëpërmjet portalit shtetëror “e-Albania” të marrin shërbime online, dy prej të cilave janë notat e provimeve të maturës shtetërore, si dhe kopjet e testit të provimeve të maturës shtetërore.
Maturantët kanë mundësi tashmë që nëpërmjet portalit “e-Albania” të marrin shërbime online, 2 prej të cilave janë notat e provimeve të maturës shtetërore, si dhe kopjet e testit të provimeve të maturës shtetërore.
Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Olti Rrumbullaku ka inspektuar dy shërbimet online në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.
Maturantët/kandidatët që dëshirojnë të marrin vërtetim të notave të provimeve të maturës shtetërore, mund ta sigurojnë atë elektronikisht duke aplikuar në portalin “e-Albania”. Mjafton të bëhet një kërkesë online dhe QSHA pranon këtë kërkesë dhe ua dërgon atyre elektronikisht vërtetimin e notave të provimeve të maturës shtetërore.
Ndërkohë, edhe për aplikimin online të kopjes së testit të provimeve të maturës shtetërore, vlen e njëjta gjë. Maturantët/kandidatët që dëshirojnë kopje të testit të provimeve të maturës shtetërore e sigurojnë atë në hapësirën elektronike. QSHA, në bazë të kërkesës për kopje të testit të provimeve të maturës shtetërore, u dërgon kopjet elektronike të testeve të vlerësuara.
Për kryerjen e aplikimit online nuk kërkohet asnjë dokumentacion shoqërues.
(N.A.B; Portali Shkollor)
OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë
Hartimi i projektit kurrikular
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese