Modele

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe projektit kurrikular, duke matur aftësitë metodologjike dhe krijuese. Procesi ndahet në tre kategori dhe përfshin testimin informatizuar. Për më tepër, materialin e plotë mund ta gjeni në formatin PoëerPoint më poshtë.

Materiali i përgatitur nga Raimonda Sino, Koordinatorja e Sigurimit të Cilësisë në Arsim, paraqet kriteret dhe procedurat e reja për kualifikimin e mësuesve, duke synuar përmirësimin e zhvillimit profesional dhe rritjen e cilësisë në procesin mësimor.


Një nga aspektet kryesore të këtij programi është vlerësimi i orës së hapur dhe projektit kurrikular, të cilët shërbejnë si mjete thelbësore për të matur aftësitë metodologjike dhe krijuese të mësuesve. Ora e hapur vlerësohet bazuar në organizimin e mësimit, zbatimin e metodave bashkëkohore dhe aftësinë e mësuesit për të menaxhuar klasën, ndërsa projekti kurrikular synon të zhvillojë tek nxënësit aftësitë analitike, kërkimore dhe krijuese përmes një procesi të strukturuar dhe të monitoruar nga mësuesi.


Në këtë kuadër, procesi i kualifikimit ndahet në disa kategori, ku mësuesit duhet të plotësojnë kritere të caktuara për të fituar titujt "Mësues i Kualifikuar", "Mësues Specialist" dhe "Mësues i Mjeshtër". Gjithashtu, një komponent kyç është edhe testimi i informatizuar, i cili mat njohuritë dhe aftësitë e tyre në mënyrë objektive.


Për më shumë detaje mbi kriteret e vlerësimit dhe procesin e kualifikimit, mund të konsultoni materialin e plotë në formatin PowerPoint më poshtë.


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,588 Lexime
10 orë më parë