Trajnim

QTPA trajnim me kredite në datën 19-20 tetor, moduli “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 19-20 tetor 2024 trajnimin për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera nëse jeni të interesuar.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 19-20 Tetor 2024 trajnimin për modulin: 


Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online


Trajner -  Denada Toçe


Moduli synon: Moduli synon të evidentojë strategjitë më gjithëpërfshirëse të mësimit në distancë për nxënësit me aftësi ndryshe. Efektiviteti strategjive të mësimit online kushtëzohet nga strategjitë e menaxhimit të sjelljeve të cilat duhet të përzgjidhen me kujdes në varësi të nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe.   


Moduli trajton:

Seanca 1: Kuptimi  i termit “mësim onlinë”dhe përfitimet e tij;

Seanca 2: Aktivitetet e ndryshme mësimore si në klasë dhe online;

Seanca 3: Sfidat e të nxënit online, vështirësitë dhe zgjidhjet gjatë mësimit në klasë;

Seanca 4: Pjesëmarrja dhe vështirësitë gjatë mësimit online, dallimet me mësimin në klasë;

Seanca 5: Menaxhimi i sjelljes dhe të nxënit për fëmijët me aftësi ndryshe në mësimin online dhe atë në klasë;

Seanca 6: Strategji për mësimin online dhe atë  kombinuar te fëmijët me aftësi ndryshe.


 Përfituesit nga trajnimi:

Specialistë të ZVAP

  • Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
  • Mësues të arsimit parashkollor.
  • Mësues të arsimit të detyruar

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17805


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 

Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,418 Lexime
2 muaj më parë