Bashkëtingëllorja “J”

Pse te disa fjalë shtojmë “j” mes dy zanoreve dhe te disa jo? Ja arsyeja!

Te disa emra femërorë, që dalin me një diftong ose grup zanor, disa herë mes këtyre dy zanoreve shtojmë “j” dhe disa herë jo. Mirëpo, si ta dallojmë se kur duhet ta shtojmë “j” dhe kur jo? Për këtë mbani mend dy rregulla të thjeshta të cilat i gjeni më poshtë.

Thënie apo Thënije?

Arsye apo Arsyje?

Batanie apo Batanije?


Te disa emra femërorë, që dalin me një diftong ose grup zanor, disa herë mes këtyre dy zanoreve shtojmë “j” dhe disa herë jo. Mirëpo, si ta dallojmë se kur duhet ta shtojmë “j” dhe kur jo? 

Për këtë mbani mend dy rregulla të thjeshta:


1) SHKRUHEN ME “J” fjalët, kur vetë “j”-ja ndërzanore i përket temës së fjalës, si edhe fjalët e formuara prej tyre. Pra, themi dhe shkruajmë: batanije/ batanija (dhe jo batanie/batania); anije/ anija (dhe jo anie/ania); fije/fija (dhe jo fie/fia), dije, hije, pije, shije etj.


2) SHKRUHEN PA “J” ata emra femërorë që dalin me zanore të theksuar, që ndiqet nga një zanore tjetër.  Këto fjalë e ruajnë diftongun që formohet dhe nuk e shtojmë “j”-në. 

Pra, themi dhe shkruajmë: thënie dhe jo thënije; shoqëria dhe jo shoqërija; miqësia dhe jo miqësija; dashuria dhe jo dashurija; dhuntia dhe jo dhuntija; lumturia dhe jo lumturija; partia dhe jo partija; rinia dhe jo rinija; vetia dhe jo vetija; bie (folje) dhe jo bije; shtie (folje) dhe jo shtije.



Përgatiti: Sevi Lami Agolli

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 


5,779 Lexime
4 vjet më parë