REVOLTA

Provimi i sotëm tregoi mungesën e standardeve në hartimin e një testi

12 vite të hedhura në koshin e papërgjegjshmërisë. Testi i sotëm i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore ishte pohim i mungesës së njohjes së standardeve dhe kritereve për hartimin e një testi.

1- Testi nuk respektonte nivelet e arritjes së aftësive dhe kompetencave

2- Testi nuk i korrespendonte kohës së vënë në dispozicion për plotësimin e alternativave.

3- Testi nuk respektonte peshën specifike të fushave, të parashtruara në programin e maturës shtetërore.

4- Testi mbështetej tek kërkesa të fushës së pragmatikës, ndërkohë që gjatë procesit mësimor nxënësi ka punuar gjuhësi preskriptive.

5- Testi nuk gjykonte formimin e nxënësit duke qenë se alternativat e përafërta nuk synonin të masnin aftësinë e nxënësit në përceptimin e mesazhit apo vetë imazhin e thënieve, por luanin me fjalën pa e ndryshuar apo detajuar kuptimin.

6- Testi ishte mbështetur në çëshje periferike të programit dhe jo në boshtin formues të nxënësit.

7- Nëse qëllimi i programit formues 12 vjeçar të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë është aftësimi i një shqipfolësi të mirë, ky test nuk arrinte ta kontrollonte këtë aftësim.

8- Dhe çudia e llojit kinematografik: stili aksion....

9- Nxënësve iu tha mediatikisht që nuk do të ketë ese, ndërkohë që pjesa e parë e testit kontrollonte esenë.

10-Të shkruash një ese, nuk do të thotë të kesh vetëm një alternativë si hyrje (e cilësdo formë qoftë eseja).

11- Pyetjeve të testit i mungonte aspekti sigmatik, që do të thotë nuk ishin përcaktuese, që të të çonin tek alternativa e duhur, përderisa alternativat konkludonin të përafërta.



Shkroi: Natasha Shuteriqi Poroçani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

13,825 Lexime
4 vjet më parë