Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, MASR publikon udhëzuesin për klasat e 9-ta
MASR ka bërë publik udhëzuesin dhe modelin e pyetjeve për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë (PKAB). Materiali përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, bashkë me skemat e vlerësimit.
Në rrjetet e saj sociale, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar udhëzuesin dhe modelin e pyetjeve për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë (PKAB).
Materiali përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit.
Ai u shërben nxënësve, mësuesve, specialistëve të arsimit dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.
Për ta bërë sa më të lehtë përdorimin e këtij materiali, përmbajtja e tij është ndarë në 3 seksione:
a) Seksioni 1: përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.
b) Seksioni 2: përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e matematikës, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.
c) Seksioni 3: përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe dhe matematikës.
Udhëzuesi dhe Modeli i pyetjeve për provimet kombëtare të arsimit bazë për klasën e IX-të në PDF
PKAB është një provim kombëtar që zhvillohet në përfundim të arsimit 9-vjeçar të detyruar dhe shërben për të certifikuar nxënësit që përfundojnë këtë cikël arsimimi. Ky provim mat njohuritë dhe kompetencat e tyre në tri fusha: Gjuhë Shqipe, Gjuhë e Huaj dhe Matematikë.
(N.Allkja Biçaku, Portali Shkollor)
Publikohen datat për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, Matura Shtetërore 2025
Shkollat në Tiranë, deri në orën 16:00 prej shtatorit, Rama: Nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese