Provim, teksti argumentues
Materiali në vijim është përgatitur nga Ermira Ymeraj. Ju mund të shikoni testimin në dy variante dhe mund ta përdorni këtë në klasën tuaj. Kjo do t'ju ndihmojë të përgatiteni për provimet e maturës shtetërore.
Provim me shkrim 2. Grupi A
Shkodër me 31.10.2017
Koha 45 min
Klasa 12
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi
Provim: Teksti argumentues
Ajo çfarë e mban gjallë një njëri dhe e dallon atë nga të tjerët janë vlerat nga të cilat ai karakterizohet. Një prej atyre vlerave është guximi. çdo qënieje njerëzore në këtë planet i është dhënë guximi, si dhuratë. Megjithatë, ka shumë pak njerëz që këtë dhuratë dinë t’a përdorin në mënyrën e duhur ose nuk e përdorin fare. Guximi është një nevojë e evolucionit të popullit tonë. Pa guxim, afrikano-amerikanët do të ishin ende të mbërthyer në skllavëri , nëse nuk do të kishtë qënë guximtar dikush apo disa, skllavëria do të ishte në përmasa akoma më të mëdha. Guximi mund të gjendet në forma të ndryshme. Një shembull i guximit mund të gjendet në një ushtar. Ai rrezikon jetën e tij çdo ditë thjesht për të mbrojtur jetët tona. Ne mund të shohim guximin edhe tek një shok klase, ai i cili përballet me vështirësi familjare dhe sërisht ai përpiqet të vazhdojë jetën e tij. Mbi të gjitha guximi është instiktiv. Ai shpesh shfaqet si një nxitje e emocionit të momentit që të lë pak kohë për të menduar veprimet dhe pasojat që ata lënë. Njerëzit e guximshëm nuk hezitojnë. Duhet të kenë guxim të përballojnë çdo situatë me të cilën i përball jeta. Nëse humbasim guximin bashkë me të do të humbasim një pjesë të personalitetit tonë, të tjerët do të na shikojnë me një sy tjetër. Të jesh guximtar nuk do të thotë që të jesh absolutisht fitimtar. Pse? Çdo njeri duhet të dijë se si të përdorë virtytet e tij , nëse ai nuk di të përdorë të mirat e tij atëherë edhe e mira e tij bëhet e pavlerë për të. E njëjta gjë vlen edhe për guximin. Nëse një njeri nuk di të përdorë guximin në mënyrë të mençur, në kohën dhe vendin e duhur, atëherë guximi është i dëmshëm për të. Janë shumë shembuj të cilët tregojnë se kur guximi nuk përdoret në mënyrë të mençur kthehet në një të keqe e cila nuk quhet më guxim, por sjellje e pakujdesshme, e gabuar si p.sh. guximi që adoleshentët kanë për të ngarë makinën me shpejtësi dhe për të shkelur rregullat e qarkullimit apo duke lëvizur me makinë edhe kur nuk kanë patentë, sjellje që në të shumtën e rasteve kanë qënë pasojë e aksidenteve. Nga ana tjetër, përdorimi në mënyrë të mençur i guximit në momentin e duhur dhe për gjëra jo të dëmshme për vetën dhe të tjerët, është tregues i një personi të suksesshëm dhe jo të një personi të humbur. Shembujt e guximtarëve të mençur janë të shumtë, si nxënësit që marrin guxim të konkurojnë në një olimpiadë të fizikës duke ditur që konkurrenca dhe vështirësia është e fortë, marrin guxim të tregojnë apo dhe të njohin veten në sfida të ndryshme. Siç dhe Shekspiri ka thënë: “Guxo të bësh atë çka i ka hije njeriut, kush guxon më tepër, nuk është njëri”. Si përfundim, guximi i përdorur në mënyrën dhe masën e duhur është tregues i vetës së suksesshëm si kundër përgjigje e ndrojtjes dhe guximit të shfrenuar.
Rretho alternativën e saktë.
1. Identifiko funksionin e tekstit argumentues 1 pikë
a. të krahasojë dukuritë, objekte, vende.
b. të transmetojë informacione dhe njohuri për çështje, dukuri apo koncepte
c. të sjellë fakte dhe argumente
d. të përshkruajë karakteristikat e vendeve , objekteve, personave...
2. Llidh tekstin e mësipërm me llojin 1 pikë
a. Ese shkak - pasojë
b. Fjalim politik
c. Ese argumentuese
d. Tekst tekniko – shkencor
3. Në tekstin e mësipërm dallo një specifikë të tekstit argumentues: 1 pikë
a. Të inforojë përmes shpjegimit, pra të zgjerojë njohritë e lexuesit përmes shpjegimit.
b. Tregohen me saktësi vendi, koha dhe çfarë ka ndodhur.
c. Opinionet jepen në ligjëratë të drejtë, ku përsëriten fjalët që kanë thënë burimet zyrtare.
d. Të bindë marrësin për vlefshmërinë e tezave që trajtohen.
4. Nësë funksioni i tekstit argumentues është “bindja” cilat janë mjetet e bindjes sipas Aristotelit? 1 pikë
a. Logos
b. Patos dhe logos
c. Etos dhe patos
d. Patos, logos dhe etos
5. Cila është teza që shtrohet në këtë ese? 1 pikë
a. Pa guxim afrikano – amerikanët do të ishin ende të mbërthyer në skllavëri.
b. çdo qënieje njerëzore në këtë planet i është dhënë guximi si dhuratë.
c. Shembull i guximit mund të gjendet edhe tek një ushtar.
d. Njerëzit e guximshëm nuk hezitojnë.
6. Trego mënyrën e ndërtimit. 1 pikë
a. Fjali të drejtpërdrejta, nxitëse që të nxitin drejt një qëllimi të përcaktuar.
b. Përveç informacionit, bëhet edhe një reflektim, një analizë për një fakt të ralitetit.
c. Hyrja- teza – argumente kundër dhe në mbështetje të tezës.
d. Edhe pse një argument është teorik, jepen shpjegime paraprake për të kuptuar përparësitë.
7. Shkruaj dy argumente që jepen në mbështetje të tezës: 2 pikë
1)......................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
2)......................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
8. Identifiko kundër-argumentët: 3 pikë
................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
9. Interpreto: “Guxo të bësh atë çka i ka hije njeriut, kush guxon më tepër nuk është njeri”. 3 pikë
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
10. Veço përmbylljen e tekstit dhe komentojeni atë. 6 pikë
................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................
Provim me shkrim 2. Grupi A
Shkodër me 31.10.2017
Koha 45 min
Klasa 12
Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi
Provim: Teksti argumentues
Unë, një person si miliarda të tjerë në këtë botë dhe prapë nuk ndihem si e tillë. Shpesh e gjej veten duke vrapuar sa andej këtej për të gjetur kuptimin e gjithë kësaj që përjetoj. Shumë herë gjej dhimbje. A nuk është absurde gjithçka? Gjatë gjithë jetës jemi të rrethuar nga njerëz të ndryshëm , që na duan apo na urrejnë, që na ndihmojnë apo na poshtërojnë. Veprimet negative atyre iu duken normale e të natyrshme. Prapë unë bëj atë që mendoj se është më mirë. A është e mjaftueshme kjo për njerëzit rreth e rrotull që të futin në llojin e tyre? Absurdi qëndron tek gjykimi që njerëzit u bëjnë veprimeve të të tjerëve. Unë mendoj se vetë njeriu është qenia absurde më paradoksale, që gjatë gjithë jetës nuk e di se çfarë kërkon. Njerëzit përpiqen të tregojnë që natyra i ka dalluar nga kafshët e tjera dhe kur vjen puna, ata bien pre e instikteve të tyre. Kush përpiqet të bëjë diçka ndryshe poshtërohet sa është gjallë dhe merita i njihet pas një shekulli , kur shoqëria ka emancipuar mendimin. Duket sikur vetëm vdekja u jep vlerë njerëzve. E gjithë jeta ikën duke u munduar të bësh diçka me vlerë, e cila të njihet pasi vdes. E për çfarë të duhet kjo? A nuk është pak absurde jeta? Ndoshta edhe unë si Mersoi i Kamy-së kam një lëmsh të madh që dëshiron të shpërthejë. Sido që të jetë pranoj që me gjakftohtësinë time ta kaloj jetën dhe rrugët që më dalin para. Të imponosh mendimin tënd është gjëja më absurde pasi, nëse dikush do të donte të më impononte mendimin e tij, nuk do të mundte. E kështu në rrugën e gjatë unë vazhdoj të eci duke pranuar se absurdi nuk jam unë, por çdo gjë rreth meje dhe , se për të gjithë ata rreth meje, unë mund të jem absurdi...
Rretho alternativën e saktë.
1. Identifiko funksionin e tekstit argumentues 1 pikë
a. të krahasojë dukuritë, objekte, vende.
b. të transmetojë informacione dhe njohuri për çështje, dukuri apo koncepte
c. të sjellë fakte dhe argumente
d. të përshkruajë karakteristikat e vendeve , objekteve, personave...
2. Llidh tekstin e mësipërm me llojin 1 pikë
e. Ese shkak - pasojë
f. Fjalim politik
g. Ese argumentuese
h. Tekst tekniko – shkencor
3. Në tekstin e mësipërm dallo një specifikë të tekstit argumentues: 1 pikë
a. Të inforojë përmes shpjegimit, pra të zgjerojë njohritë e lexuesit përmes shpjegimit.
b. Tregohen me saktësi vendi, koha dhe çfarë ka ndodhur.
c. Opinionet jepen në ligjëratë të drejtë, ku përsëriten fjalët që kanë thënë burimet zyrtare.
d. Të bindë marrësin për vlefshmërinë e tezave që trajtohen
4. Si organizohet një ese argumentuese:
a. Duke dhënë në fillim argumentet pro temës që trajtoni, për të kaluar më pas te trajtimi i argumenteve kundër dhe kundërshtimi i tyre.
b. Trajtohen një për një argumentet kundër.
c. Eseja mund të fillojë dhe me trajtimin e argumenteve kundër për të kaluar më pas te trajtimi i argumenteve të veçanta pro temës që trajtohet.
d. Të trija alternativat e sipërpërmenduar mund të përdoren në organizimin e një eseje argumentuese.
5. Cila është teza që shtrohet në këtë ese? 1 pikë
a. Shumë herë gjej dhimbje.
b. A nuk është absurde gjithçka?
c. Duket sikur vetëm vdekja u jep vlerë njerëzve.
d. Të imponosh mendimin tënd është gjëja më absurde
6. Trego mënyrën e ndërtimit. 1 pikë
a. Fjali të drejtpërdrejta, nxitëse që të nxitin drejt një qëllimi të përcaktuar.
b. Përveç informacionit, bëhet edhe një reflektim, një analizë për një fakt të ralitetit.
c. Hyrja- teza – argumente kundër dhe në mbështetje të tezës.
d. Edhe pse një argument është teorik, jepen shpjegime paraprake për të kuptuar përparësitë
7. Shkruaj dy argumente:
a) Pro tezës:.......................................................................................................................
b) Kundër tezës:..................................................................................................................
2 pikë
8. Identifiko rrëzimin e kundërtezës:
.............................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................. 3 pikë
9. Interpreto:” Absurdi qëndron tek gjykimi që njerëzit u bëjnë veprimeve të të tjerëve”.
................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................. 3 pikë
10. Veço përmbylljen e tekstit dhe komentojeni atë.
............................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................... 6 pikë
(Ermira Ymeraj, Portali Shkollor)
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë
Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve
Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve