Portofoli i praktikës profesionale, profili Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Më poshtë do të njiheni me një shembull të portofolit të praktikës profesionale, ku pasqyrohet dosja e plotë e një viti dhe të gjitha dokumentet e saj. Materiali vjen nga mësuesja mentore Dr. Ermira Ymeraj, gjimnazi publik “Jordan Misja”, Shkodër.
Materiali më poshtë ju njeh me mënyrën se si hartohet një portofol i vlerësimit nga ana e mësuesve që kryejnë praktikën në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë për Klasën e X. Në të pasqyrohet e gjithë dosja e plotë për të dy tre-mujorët e vitit shkollor. Ai është sjellë nga mësuesja mentore Dr. Ermira Ymeraj, gjimnazi publik “Jordan Misja”, Shkodër dhe praktikantja e vitit 2018-2019, S.L.
Dokumentet që gjenden në dosje janë:
1. Plan lëndor vjetor
2. Rezultatet e të nxënit të arritjeve të nxënësve për një tremujor
3. Plane ditore të orëve mësimore
4. Teste të tremujorëve
5. Projekte kurrikulare të zhvilluara me nxënësit
6. Shembuj të përdorimit të burimeve të mësimdhënies, përveç tekstit të nxënësit
7. Shembuj të metodave, për të formuar te nxënësit aftësitë e:
a. komunikimit me gojë dhe me shkrim;
b. të menduarit kritik;
c. të menduarit krijues;
d. të punuarit në grup;
e. të menaxhimit nga nxënësit, të informacionit mësimor nga burime të ndryshme;
f. të përdorimit të TIK- ut në mësimdhënie;
g. të përdorimit të matematikës e gjuhës shqipe në mësimdhënie;
h. të punës me nxënësit me vështirësi në të nxënë;
i. të punës me nxënësit me prirje të veçanta.
8. Raporti me reflektime mbi përvojat konkrete gjatë praktikës profesionale, me sukseset më të spikatura dhe vështirësitë kryesore.
Më poshtë, në version PDF, do të njiheni më në detaje për secilin dokument të dosjes:
(Portali Shkollor)
Përditësimi i kurrikulave, sugjerime nga eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku
“Simbolika e një dhurate”
Siguria në shkolla dhe vendimi për TikTok: Masa të nevojshme apo të tepruara?