DEDIKIM

Për ty nënë dhe grua!

Një dedikim për gruan dhe forcën e saj të pashtershme, nga Kozeta Brigjaj, mësuese e gjuhës Angleze në shkollën Hajmel, Vau i Dejes.

Ti që ke gjithë botën nën këmbët e tua, por në të njëjtën kohë ke gjithë peshën e saj mbi supe. 

Të dedikohem ty që qan dhe qesh, 

Ti që sa herë rrëzohesh ngrihesh përsëri në këmbë më e fortë se kurrë, 

Ti që vetëm ecën përpara duke dhënë paqe e dashuri,

Ti që sakrifikon çdo gjë për bijtë e tu,

Ti që nën petkun e natës përkund foshnjen në gjirin tënd,

Ti që fal jetë dhe shpresë,

Ti që je unike, e fortë dhe e brishtë,

Ti që mëson dhe përçon gjithçka tënden nga njëri brez në tjetrin,

Ty që kurrë nuk t'u shter durimi dhe natën e bëre ditë,

Ti që solle diellin pas stuhisë,

Ti që mbushe sofrën plot, dhe nuk u ankove asnjeherë kot,

Të falem ty mbretëreshë e kësaj bote, që vuajtjen e tjetrit e lehtëson si petali i lules dhe dhimbjen e kthen ne forcë.


O Mirësia e pafund, o bekim i çdo jete, për ty është kjo botë, që ta ledhatosh ngadalë e ngadalë e dhimbjen t'ia largosh. Nënë i vetmi burim i pashtershëm i dashurisë. Faleminderit që ekziston dhe jep jetë në këtë tokë!


Mirënjohje, Respekte dhe Dashuri pafund për ty o nënë!

                               


Nga Kozeta Brigjaj, mësuese e gjuhës Angleze në shkollën Hajmel, Vau i Dejes



Përgatiti për publikim Parajsa Shtini

 ©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

                        

4,416 Lexime
3 vjet më parë