Pedagogu Gent Rushi: E kemi Jazz-in në Shqipëri, në Universitetin e Arteve dyert janë të hapura
Pedagogu i njohur, Gent Rushi me anë të një postimi bën me dije suksesin e arritur me nxënësit e tij për studimet e muzikës jazz, degë e cila aplikohet prej një viti në Universitetin e Arteve. “Dyert e këtij universiteti janë të hapura për këdo që do ta studiojnë këtë lloj muzike”.
Ata që kanë dëshiruar dhe ëndërruar muzikën “jazz”, kenë pasur mundësinë edhe të studiojnë për të këtu në Shqipëri.
Dega e Jazz-it ne Universitetin e Arteve është hapur prej një viti dhe tashmë studentët e saj po i gëzohen përmbylljes me sukses të vitit të parë të studimeve.
Pedagogu i njohur, Gent Rushi me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije suksesin e arritur me nxënësit e tij për studimet e muzikës jazz.
“Për të gjithë muzikantët Shqiptar! Dikur nuk na lanë ta kishim. As ta dëgjonim, as ta luanim e jo më ta studionim. Tashmë pjesë e skenave botërore. Kjo është cv e Jazz-it në Shqipëri. Misioni po fillon të përmbushet. Për brezat e muzikantëve që i privuan nga çdo gjë, dhe për muzikantët e rinj që do të vijnë e kemi tani në Universiteti i Arteve, Tirane full time, degën e Jazz-it. Me këmbënguljen tonë dhe ndihmën e pakursyer dhe largpamësin e Prof Arben LLozi, Prof Isak Shehu. Provimi i parë 'Ear Training' studentët e parë Kristi Pasmaçiu piano, Llazar Toni Ifthimiu bass, Teoman Ukqa drums. Me pedagogët e parë Gent Rushi, Emiljan Dhimo Andi Kongo Angjelin Toma. Ju them të gjithëve e kemi Jazz-in në Shqipëri. Shkolla i ka dyert e hapura!” shkruan ai në postimin e tij.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Arsim profesional apo i lartë? Çfarë qëndron në preferencat e studentëve shqiptarë?
Një risi në Universitetin e Tiranës dhe jo vetëm
Studentët mbeten të papunë dhe pa perspektivë