Njihen vitet e punës së arsimtarëve gjatë viteve 1990-1999
U promovua vërtetimi për njohjen e përvojës së punës së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi dhe kryetari i SBAShK-utj z. Rrahman Jasharaj promovuan Vërtetimin për njohjen e përvojës së punës së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999.
Ministri Bajrami me këtë rast theksoi se, ky vërtetim shënon implementimin e vendimit për njohjen e përvojës së punës së mësimdhënësve të viteve të 90-ta për skemën pensionale.
Ministri Bajrami tha se ky është një hap i domosdoshëm dhe i shumëpritur që mësimdhënësve, të cilët kanë punuar në kohën e mbijetesës së sistemit arsimor t’u njihet përvoja e punës dhe ata të marrin pension të dinjitetshëm.
“Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në këtë mandat qeveritar, sepse tani ka filluar pagesa e përvojës së punës për të gjithë punëtorët e arsimit. Por, në mënyrë të veçantë përmes kësaj skeme, e cila po fillon të implementohet që nga sot, ne po fillojmë që mësimdhënësve t’u japim pensione të merituara për punën e tyre në momentet më të vështira të mbijetesës së arsimit”, u shpreh ministri Bajrami.
Ministri Bajrami foli edhe për Ligjin për mësimdhënësit e viteve 90-ta, për të cilin tha se është në fazën e gjetjes së mbulesës financiare për implementimin e tij.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi tha se ky vendim është në vazhdimësinë e reformave të cilat i kemi ndërmarrë, në përmirësimin e mirëqenies së të gjithë punëtorëve dhe pensionistëve në këtë rast, të cilët kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.
“Ky është një hap i madh sa i përket përmirësimit të mirëqenies së punëtorëve të arsimit. Kontributii tyre është shumë më i madh se sa kjo që po bëjmë sot”, tha ministri Abrashi.
Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut z. Rrahman Jasharaj, tha se nga sot të gjithë mësimdhënësit do ta gëzojnë pensionin e plotë të punës dhe do të kenë mundësi të aplikojnë edhe për përshkallëzimin e pensioneve.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës