RUANI DINJITETIN E MËSUESIT

Në përgjigje të “VIP-ve komikë” për figurën e mësuesit

“Jo të gjithë mësuesit janë njerëz shumë të mirë, por secili prej tyre të mëson diçka. Nëse flasim për ata që dhunojnë nuk jemi duke folur për mësues, por për të kundërtët, ndaj po munde Ermal, denoncoje të keqen e boll më me anonim! Shkolla është vend i shenjtë dhe po ashtu mësuesit”-nga Migena Kapllani.

Të jesh figurë publike mendoj se merr përgjegjësi publike. Shpresoj që ta vënë këtë famë në përdorim të një të mire të tillë.  

Kur dëgjoj Ermal Mamaqin që historinë e tij të “suksesit” e trumbeton duke iu kundërvënë një mësueseje, habitem se si është kaq mendjelehtë dhe nuk mendon aspak për pasojat që ka fjala e tij. Po ashtu edhe Aleks Seitaj ironizon mësuesin lidhur me kërkesën e këtij të fundit në shkollë për të mos përdorur makinën llogaritëse, se Aleksi paskësh telefonin që mund t’i bëjë lehtësisht këto llogari. 

Mbase dikush mund të thotë që figura e mësuesit nuk është më si dikur (mësuesi i Ermalit i dikurshmi është) dhe pse punën e ka më të vështirë e të sofistikuar sot për t’iu përgjigjur kohës. Prandaj them kujdes kur hedh benzinën. 

Nuk ka mjekë të këqij, por X mjek me X emër është i tillë, nuk ka mësues të këqij, por X mësues nuk meriton të jetë i tillë. 

A ju kujtohet fjalia e fëmijës së klasës së parë që “ka thënë mësuesja!”, nuk negociohet? Kur e humbet fuqinë kjo?


Dija dhe respekti për mësuesin vjen edhe nga shoqëria… prindërit vetë nuk arrijnë ta kuptojnë këtë, prandaj fëmijët reagojnë ashtu.  Kur për mësuesin prindërit thonë: “këtë notë i vure djalit/vajzës?”, “do e ngelësh ti!”, apo me keq akoma “hajde se e rregulloj unë me mësuesen”, “ u bë ajo” etj., dëmin e ka fëmija. Çdo mësues të mëson diçka dhe fëmija ka nevojë për mësues.  


Mësuesja ime e fillores, Afërdita Hallva, ishte një mësuese që unë dua ta kujtoj me respekt. Ajo punonte shumë me ne dhe ishte shume e përkushtuar. Po kështu mësuesja e biologjisë Liljana, ka qenë shumë e mirë apo kështu mësues të tjerë përgjatë shkollimit tim si prof. Landi, zysh Katina, zysh Natasha, prof. Emineja, prof. Tomorri e mjaft të tjerë që më kanë ndihmuar në rrugëtimin tim. 


Jo të gjithë mësuesit janë njerëz shumë të mirë, por secili prej tyre të mëson diçka. Nëse flasim për atë që dhunon, ofendon etj., nuk jemi duke folur për mësues, por për të kundërtin e tij dhe po ta mbajti Ermal, denoncoje të keqen e boll më me anonim!  Shkolla është vend i shenjtë dhe po ashtu mësuesi. Jepini dinjitetin atij. 


Të flasësh keq për një mësues vetëm se ke në dorë një mikrofon, më duket e frikshme. Komikë që nuk më bëjnë as për të qeshur. 

Nëse respektoni një hoxhë a prift, ashtu respektoni edhe një mësues se siç thotë një mikja ime, e njëjta gjë është për të tre. Apo të mësosh nuk është trendy…! Çfarë ndodh me ju njerëz!?


Pasuria Ermal, jo gjithmonë është baraz respekt. Shembuj ka shumë. Po ashtu Aleks, mos u tallni pastaj me shtatë herë shtatën.



Nga Migena Kapllani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,267 Lexime
2 vjet më parë