Ndërkombëtarizimi i universiteteve/ MAS vë në dispozicion 300 milion lekë për projektet e IAL-ve Publike për vitin 2023-2024
Mas ka vënë në dispozicion të universiteteve publike 300 milion lekë, duke i ftuar të gjitha universitetet publike që të aplikojnë në thirrjen për të marrë pjesë në projekte. Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 20 Qershor të këtij viti, ndërsa vlerësimi do të kryhet brenda datës 30 Qershor 2023.
Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vënë në dispozicion të universiteteve publike 300 milion lekë për projekte që kanë në fokus zhvillimin, përmirësimin apo rritjen e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore, bazuar në marrëveshjet për programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete të huaja.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila publikoi urdhrin e ri për thirrjen e projekteve të përbashkëta për vitin akademik 2023-2024, duke i ftuar të gjitha universitetet publike që të aplikojnë në këtë thirrje.
Sipas këtij urdhrin, universitetet, përveç kërkesës për financim, duhet të bashkëlidhin në aplikim edhe projekt-propozimin, ku të identifikohen qartësisht objektivat, aktivitetet, kostot e parashikuara dhe masa e bashkëfinancimit.
Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 20 Qershor të këtij viti, ndërsa vlerësimi do të kryhet brenda datës 30 Qershor 2023.
Sipas këtij urdhri përparësi në përzgjedhjen e projekteve fituese do të kenë universitetet publike që kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkëta me institucione të huaja dhe të cilat deklarojnë përqindje më të lartë të bashkëfinancimit nga të ardhurat e tyre për projekt-propozimin e paraqitur.
Për më shumë detaje shihni dokumentin e mëposhtëm.
©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës