Aktualitet

Ministrja Kushi takim me shkrimtaren Adelina Mamaqi/ Në fokus, zhvillimi i literaturës artistike për fëmijë dhe mbështetja e nxënësve të talentuar

Ministrja e MAS Evis Kushi u takua me shkrimtaren Adelina Mamaqi, me të cilën ka diskutuar rreth literaturës artistike për fëmijë, të përfshirë në programet arsimore dhe mbështetjes së nxënësve të talentuar për të shprehur dhe zhvilluar aftësitë e tyre krijuese.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u takua me shkrimtaren Adelina Mamaqi, me të cilën ka diskutuar rreth literaturës artistike për fëmijë, të përfshirë në programet arsimore dhe mbështetjes së nxënësve të talentuar për të shprehur dhe zhvilluar aftësitë e tyre krijuese.


Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se:


"Jo të gjithë e dinë që Adelina Mamaqi, një ndër shkrimtaret më të dashura për fëmijë, e cila për vite të tëra botoi libra me poezi, tregime, fabula e përralla, është e para poete shqiptare që botoi një libër me poezi. 

Me përmbledhjen "Ëndrra vashërie“ të vitit 1963, përveç vlerave artistike, ajo theu një tabu, sepse për herë të parë një shkrimtare e re guxoi të thurte vargje për dashurinë, duke marrë vlerësimet e kritikës dhe duke ngrohur zemrat e lexuesve. Kënaqësi të ndaja me të disa mendime rreth literaturës artistike për fëmijë të përfshirë në programet tona arsimore dhe mbështetjes së nxënësve të talentuar për të shprehur dhe zhvilluar aftësitë e tyre krijuese".




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,031 Lexime
1 vit më parë