Ministri i Arsimit merr pjesë në Samitin Botëror të Arsimit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami po merr pjesë në Samitin Botëror të Arsimit në Stamboll
Në fokus të punimeve dy ditore të këtij Samiti, ndër të tjera, është zbatimi i teknologjisë informative në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami po merr pjesë në Samitin Botëror të Arsimit në Stamboll. Në fokus të punimeve dy ditore të këtij Samiti, ndër të tjera, është zbatimi i teknologjisë informative në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.
Sesioni i parë i këtij Samiti, filloi me prezantimin e ministrit Bajrami para të pranishëmve, të pakos së reformave të ndërmarra nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, në të gjitha segmentet, por me theks të veçantë, për implementimin tekonologjisë informative në procesin edukativo-arsimor të mjeteve dhe aspekte tjera që ndërlidhen me të.
Ministri Bajrami, me këtë rast, ka theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive për të nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit për qasje në teknologjitë e reja dhe aplikimin e tyre, më qëllim të zhvillimit të shkathësivë praktike, por edhe nevojën e domosdoshme të aplikimit të tyre, për të arritur nivelin e mjaftueshëm të trendeve globale të aplikimit të teknologjisë informative të arsimit.
Në këtë Samit po marrin pjesë ministra të fushës nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, ndërsa fjalën përmbyllëse të ditës së parë të punimeve të tij, e kishte, Presidenti i Republikës së Turqisë, z.Recep Tayip Erdogan, i cili shpalosi idetë udhërrëfyese të reformimit të sistemit arsimor të Turqisë në dekaden e fundit.
Gjatë ditës së nesërme, ministri Bajrami, do të zhvillojë takime të ndara me homologë rajonalë, dhe kryefjala e takimeve do të jetë informimi dhe shkëmbimi i përvojave të ndryshme të vendeve që aplikojnë zbatimin e teknologjisë informative në sistemin arsimor.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës