MASHT KOSOVË

Ministri Bajrami priti një delegacion nga universiteti “Gazintep”

Ministri Bajrami theksoi se tashmë ka një bashkëpunim të mirë mes Kosovës dhe Turqisë në të gjitha nivelet e arsimit, por theksoi se bashkëpunimi do të thellohet edhe më tutje.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot një delegacion nga Universiteti “Gaznitep” nga Turqia, të prirë nga rektori Prof. Dr. M. Yavuz Coskun, e të shoqëruar nga ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar.

Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në arsimin e lartë mes Universitetit “Gaznitep dhe universiteteve në Kosovë. Ministri Bajrami theksoi se tashmë ka një bashkëpunim të mirë mes Kosovës dhe Turqisë në të gjitha nivelet e arsimit, por theksoi se bashkëpunimi do të thellohet edhe më tutje.

Ndërsa, rektori Yavuz Coskun, tha se përveq në arsimin e lartë, Universiteti që udhëheqë ai është i gatshëm që të japë kontribut edhe në trajnimin e mësimdhënësve të arsimit parauniversitar.

2,392 Lexime
8 vjet më parë