Mblidhet Këshilli Kombëtar i Arsimit Paraunivesitar, Manastirliu: Gati dokumenti për modernizimin e kornizës kurrikulare
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se të gjitha këto përmirësime për modernizimin e Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunivesitar bëhen që të kemi fëmijët dhe të rinj sa më të aftë kur dalin nga bankat e shkollës dhe që shkolla t'i përgjigjet sfidave të kohës.
Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar nën drejtimin e Ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, zhvilloi mbledhjen e parë për këtë vit shkollor, ku u prezantuan masat e marra për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2024-2025 si dhe disa nisma të reja të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dokumenti i ri që do të finalizohet së shpejti, Modernizimi i Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunivesitar, një dokument i hartuar dhe punuar nga grupi i ekspertëve të fushës me fokus përgatitjen e nxënësve në përgjigje të zhvillimeve dhe kërkesave të shoqërisë si edhe arsimit të shekullit XXI.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se të gjitha këto përmirësime për modernizimin e Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunivesitar bëhen që të kemi fëmijët dhe të rinj sa më të aftë kur dalin nga bankat e shkollës dhe që shkolla t'i përgjigjet sfidave të kohës.
“Tashmë jemi në finalizim të modernizimit të Kornizës Kurrikulare, një dokument i cili orienton vëmendjen drejtë sfidave të kohës, përafron kornizën kurikulare me modelet më të mira në vendet e zhvilluara, vendos kompetenca të reja që duhet të marrin nxënësit, por edhe në funksion të mësuesit që do të duhet të kenë të gjithë ekspertizën e tyre përmes edukimit në vazhdim për ti transmetuar të nxënësit njohuritë në mënyrë sa më të mirë por edhe me metoda modern dhe inovatore duke përdorur dhe platforma digjitale”, - nënvizoi Ministrja Manastirliu.
Përditësimi i Kornizës Kurrikulare të Arsimit Paraunivesitar dhe kurrikulave bërthamë sjellë nëvojën e një përditësimi të programeve lëndore me fokus në kompetencat kyçe gjuhësore, matematikore dhe digjitale.
“Sa i përket teksteve, kemi nevojë t'i dedikojmë akoma më shumë rëndësi programeve lëndore dhe kurrikulës bërthamë sa i përket Gjuhës Shqipe, Matematikës, aftësive digjitale pra TIK-ut dhe sigurisht shkencave”,- tha Ministrja Manastirliu.
Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar më përfaqësues nga arsimi parauniversitar, prindër, sindikata, përfaqësues të arsimit të lartë, kanë vlerësuar pozitivisht ndryshimet e propozuara për Modernizimin e Kornizës Kurikulare të Arsimit Paraunivesitar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe strukturat e saj arsimore.
Risitë në kornizën kurrikulare të përditësuar do të sjellin, përditësimin e kompetencave kyç për të nxënit gjatë gjithë jetës; integrimin dhe përshtatjen e kurrikulës më zhvillimit e reja të teknologjisë; krijimin e një programi të thelluar për matematikën dhe shkencat; rritjen e peshës së kurrikulës bazë në shkollë; udhëzimet metodologjike për të nxënit dhe vlerësimin e nxënësve në koherencë me vlerësimin PISA, TIMSS, PIRLS dhe orientimin për karrierë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës