Maturantët mund të kërkojnë fotokopjen e testit
Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se maturantët mund të kërkojnë fotokopjen e testit pas përfundimit të të gjitha provimeve.
Për të gjithë maturantët të cilët janë të pakënaqur nga rezulatet e arritura në provime Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se ata mund të kërkojnë fotokopjen e testit pas përfundimit të të gjitha provimeve. Kërkesa për një kopje të testit duhet t’i drejtohet KSHMSH-së e cila do t’i kthejë përgjigje.
Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit Arsimit dhe Sportit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë.
Në bazë të nenit 28 pika 8 e Rregullores së Maturës Shtetërore 2016:
Maturanti / kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KSHMSH-së, e cila do t'i kthejë përgjigje.
1- 27.06.2016 deri 01.07.2016: Maturanti / kandidati bën kërkesën e tij në shkollë për fotokopje të provimeve D3, D1 të Maturës Shtetërore 2016. Bashkë me kërkesën dorëzon faturën për arkëtim.
2- Brenda datës 04.07.2016: KMSH e DAR / ZA dorëzon në AKP listën e kërkesave.
3- Brenda datës 10.07.2016: AKP përcjell në KMSH e DAR / ZA fotokopjet e testeve sipas kërkesave të maturantëve / kandidatëve.
OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese
Publikohen datat për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, Matura Shtetërore 2025