Aktualitet

Kushi në shkollën 9-vjeçare të Novoselës: Të gjitha projektet, Arti dhe Zejet, Toka në Shkollë, Sporti në Shkolla, zbatohen njësoj edhe në shkollat e zonave rurale

Për sa i përket programeve e projekteve të ndryshme si Arti dhe Zejet, Toka në Shkollë, Sporti në shkolla, etj. ministrja inspektoi kapacitetet e shkollës 9-vjeçare "Pilo Prifti" në Novoselë dhe u shpreh e kënaqur që secila prej nismave gjen zbatim mjaft mirë edhe në shkollat larg kryeqytetit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vizitoi shkollën 9-vjeçare "Pilo Prifti" në Novoselë, ku nxënësit dhe mësuesit prezantuan shumë nga projektet që zbatohen në shkollën e tyre e që lidhen me artet, zejet, sportet, kultivimin e tokës, etj. 


Gjatë kësaj vizite, duke marrë shkas nga një mësues i ri, i radhitur i pari në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe i sapo punësuar në atë shkollë, Ministrja Kushi u shpreh se kjo është dëshmi që tregon se portali garanton jo vetëm meritokraci e transparencë, por edhe cilësi për shkollat që janë në periferi apo zona rurale.

Për sa i përket programeve e projekteve të ndryshme si Arti dhe Zejet, Toka në Shkollë,  Sporti në shkolla, etj. ministrja inspektoi kapacitetet e kësaj shkolle dhe u shpreh e kënaqur që secila prej nismave gjen zbatim mjaft mirë edhe në shkollat larg kryeqytetit.

Kushi u shpreh se këto programe u japin mundësi nxënësve të angazhohen në fusha të ndryshme, të zhvillojnë talentet e tyre dhe të njohin e trashëgojnë traditat dhe kulturën e zonës së tyre. Në mënyrë simbolike Ministrja Kushi mbolli edhe një fidan në oborrin e  kësaj shkolle.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,320 Lexime
1 vit më parë