Kur mësuesit nuk janë të kënaqur me klasat e tyre
Reputacioni që ju mësues vendosni është shumë i rëndësishëm. Kjo nuk ka të bëjë me sistemet, apo me lëndën që jepni. Por ka të bëjë me ju! Sa punëtor jeni dhe sa shumë inpononi respekt!
Të gjithë mësuesit e bëjnë një lloj inventari në përfundim të vitit shkollor. Zakonisht mësuesit kur nuk kanë arritje ‘justifikohen’ me faktin se nuk i kanë dhënë klasën e mirë, atë me nivel, apo nxënësit e klasës së tyre kanë një sjellje të papërshtatshme, që nuk ndihmon aspak në ecurinë dhe në progresin e tyre.
Por, në të vërtetë ajo që duhet të bëjë çdo mësues, si një lloj bilanci është të shtrojë disa pyetje;
Një nga pyetjet kyçe – Përcaktimi i pikës së dobët tuaj në aspektin menaxherial. Pra, cila është “thembra e Akilit”. Listoni pasojat negative të saj.
Përshembull:
- Disa nxënës nuk më respektojnë sa duhet sepse mendojnë se unë favorizoj disa nxënës të caktuar.
- Vëmendja e klasës nuk është aty ku duhet
- Sjellja e papërshtatshme sa vjen e bëhet më problematike
- Stresi dhe presioni ështe i madh
- Mërzia me nxënësit sa vjen e rritet
Lista mund të jetë më e gjatë ose më e shkurtër, varësisht eksperiencave tuaja. Pika juaj e dobët i minon të gjitha strategjitë e tjera apo përpjekjet tuaja për të monitoruar klasën dhe për të shijuar mësimdhënien. Është mirë të jeni të vetëdijshëm për këtë, sepse nëse mund të njihni pikën tuaj të dobët atëherë kjo është e vetmja gjë që duhet të ndreqni. Vështirësia kryesore qëndron pikërisht te ajo. Madje, edhe mund të këkoni ndihmë nga mësues të tjerë me më shumë eksperiencë, për të rregulluar dhe përmirësuar gjendjen tuaj.
Disa nga pikat e dobëta më të zakonshme janë:
- Mospërputhje
- Flas shumë shpejt dhe nuk më kuptojnë
- Sjellje jo e kulturuar në klasë, nxënësit nuk më respektojnë.
- mungesa e rregullave dhe dënimeve, të cilat duhet të bëhen të qarta
- paqartësia dhe mungesa e detajeve kur jepen udhëzime.
Sigurisht, nëse ju ndodh njëra, edhe tjerat derivojnë nga e para, duke e bërë punën tuaj shumë kaotike. Por, reputacioni që ju vendosni është shumë i rëndësishëm. Kjo nuk ka të bëjë me sistemet, apo me lëndën që jepni. Por ka të bëjë me ju! Sa punëtor jeni dhe sa shumë inpononi respekt!
Ju e dini se cila është pika juaj e dobët. Ndaj, punoni për ta përmirësuar atë.
(Pështati P.Shtini nga Blogu "Smart Classroom Management; Portali Shkollor)
Plani i projektit lëndor
Hapat që duhen ndjekur për në universitet
Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari