Kalendari i Provimeve të Shtetit për Profesionin e Mësuesit 2023
Provimi i licencës për mësuesit kandidat këtë vit do të fillojë më datë 7 prill dhe do të përfundojë më 23 maj. Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë të organizimit të Provimeve të Shtetit për Profesionin e Mësuesit, ku paraqiten të dhënat për secilin profil, data dhe ora e zhvillimit të provimeve.
QSHA është gati të testojë mësuesit e rinj në sezonin XVIII të provimeve të shtetit. Provimet do të nisin më datë 7 prill dhe do të zgjasin deri më 23 maj, ku do të futen në provim mijëra mësues të profileve të ndryshme.
Mësuesit e profilit të Arsimit Fillor do të jenë të parët që do të testohen për këtë sezon, ndërsa mësuesit e rinj të profilit Biologji do ta përmbyllin atë.
Pa marrë licencë kandidatët për mësues nuk mund ta ushtrojnë dot profesionin e tyre për të cilin kanë investuar për vite me radhë, në shkollim, Bachelor e Master profesional si dhe praktikë 1- vjeçare.
Ajo që duhet të kenë parasysh kandidatët për mësues, përveç korrektësisë me orën (paraqitja 30 minuta përpara), janë dokumentet që duhen pasur me vete në datën e caktuar. Mjeti i identifikimit, dokumenti që vërteton pagesën e tarifës dhe diplomat e të dyja cikleve duhen domosdoshmërish. Në mungesë të diplomës Master, një vërtetim notash dhe mjeti që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
Më poshtë do të njiheni me KALENDARIN e organizimit të provimeve të shtetit për profesionin e mësuesisë, sezoni XVIII/prill-maj 2023.
Njoftim Provimi i Shtetit Mësuesi Sezoni XVIII Prill-Maj 2023
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Detyrimi i deklarimit të pagave për mësuesit dhe punonjësit në arsim: Afati është 31 mars 2025
Manastirliu: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla