Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme kanë realizuar aktivitete në kuadër të festave të nëntorit. Nëpërmjet krijimeve të tyre në poezi, pikturave, muzikës, veshjeve tradicionale, ata dëshmuan krenarinë që ndjejnë ndaj atdheut.
Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme kanë realizuar aktivitete të ndryshme në kuadër të festave të nëntorit. Nëpërmjet krijimeve të tyre në poezi, pikturave, muzikës, veshjeve tradicionale, ata dëshmuan krenarinë që ndjejnë ndaj atdheut. Nxënësit janë treguar mjaft të përkushtuar, duke i realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme krijimet e tyre. Ju prezantojmë këtë ditë aktiviteti të shtrirë në disa shkolla.
Shkolla "Halit Berzeshta" Përrenjas. Punoi nxënësi Adriano Leka.
Një festë plot ndjenjë dedikuar 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Nxënësit e klasës së pestë C me mësuese Marsida Mezja në shkollën 9-të vjeçare "Bajram Curri" Plazh Durrës. Një super festë!!
Ne kuadër të festave të 28-29 Nëntorit dhe në prag të jubileut të 75 Vjetorit te Çlirimit të Atdheut, nxënësit e shkollës jopublike "Goja e Artë" organizuan se bashku veprimtarinë me temë: "Gëzuar festat Shqipëria jonë!"
Dy nxënëset Gloria Kristo dhe Matilda Balili zgjedhin krijim letrar për këtë ditë.
Në nëntor një fjalë lirie
Në nëntor një fjalë lirie
Ndezi zjarrin çlirimtar
Nuk durohej më pushtimi
Ç'mbahej shpirti djaloshar.
Ndaj nëntorët sa herë vijnë
vijnë dhe trimërinë zgjojnë
Ata deshën veçlirinë
Jetën që ne sot gëzojmë
Dhe krenarë të gjithë ne jemi
Zot të kësaj toke dolëm
ne nuk heshtëm para tyre.
Porsi trima pushkën zgjodhëm
Ndaj sot të gjithë festojme
Këtë 75-vjetor të paharruar
Gjaku që ju derdhët për atdheun
Kurrë s'ka për t'u harruar.
(Gloria Kristo)
Nimetë Progonati
Vajzë e parritur
Ikui për Shqipërinë
Dëshmore doli ajo
Por dëshmore fëmijë
Patriote e dashur
Dëshmore e Tepelenës
Ishte fëmijë
U bë luftëtare me emër
Sot ne krenohemi
Me emrin tënd
Nimete Progonati
Njihet në çdo vend.
(Matilda Balili)
Në shkollën "5 Dëshmorët" Ksamil, një tjetër aktivitet. Titulli i veprimtarisë: "Krenar që jam Shqiptar"
Shkolla e Mesme e Bashkuar "Isak Alla" Zgosht, Librazhd. Simbolika e luftës Nacional-Çlirimtare dhe sakrifica e përkushtimi i partizanëve për çlirimin e atdheut nga pushtuesit Nazi-Fashistë, është pasqyruar me disa punime nga nxënësit: Emanuela Qoshi, Adriana Tusku, Donika Qoshi dhe Julian Alla.
(Portali Shkollor)
Letër falenderuese mësuesit
Për Klodin: Një udhëtim i paharruar mirësie...
Ese: Mjedisi dhe njeriu