Familja sot dhe roli i saj në shoqëri
Familja shqiptare po tronditet, po i humbet disa vlera tradicionale dhe po shfaq shenja dobësimi të strukturës, sidomos të moralit. Kjo fillon te çifti, tek ata që krijojnë familjen. Ndikojnë shumë faktorë, të cilët dobësojnë marrëdhëniet në çift dhe pastaj tronditin gjithë familjen dhe shoqërinë.
“Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe nga shteti”.
Të tjerë e përcaktojnë si një grup që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi. Sidoqoftë, familja është grupi natyral dhe kryesor në shoqëri, që ka të drejtë mbrojtjeje nga shteti e shoqëria. Aty përfshihen marrëdhënie të bashkëjetesës së çiftit dhe të fëmijëve, apo të adoptuarve dhe mbiemri (jo domosdoshmërish). Në familje fillon dhe formohet personaliteti njerëzor në procesin e ndërveprimit shoqëror.
Familja i rrit, i përgatit fëmijët dhe i nxjerr në shoqëri. Familja ka dy funksione themelore: riprodhimin biologjik shoqëror dhe përgatitjen e individit qytetar. Nga perspektiva e prindit, familja shërben si mjet i pjellorisë me synim shumimin, edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve. Ndërsa përkufizimi i Merriam-Webster për familjen është: “Njësia themelore në shoqëri e cila tradicionalisht përbëhet nga dy prindër që krijon fëmijët e tyre, gjithashtu përfshihen edhe njësi të tjera shoqërore, të ndryshëm, që dallojnë por janë të lidhura dhe të barabarta si familjet tradicionale (familje me vetëm njërin prind).”
Ekzistojnë shumë përkufizime për familjen si nga sociologë ashtu edhe nga antropologë të vendeve të ndryshme. Sipas antropologut George Murdock familja është "një grup social që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi. Ajo përfshin të rritur të të dy gjinive, ku të dy duhet të mbajnë një lidhje të miratuar nga shoqëria dhe një ose më shumë fëmijë, të vetin ose të adoptuar (birësuar), nga të rriturit që bashkëjetojnë seksualisht”.
Familja shqiptare po tronditet, po i humbet disa vlera tradicionale dhe po shfaq shenja dobësimi të strukturës, sidomos të moralit. Kjo fillon te çifti, tek ata që krijojnë familjen. Aty ndikojnë dukshëm faktorët shoqërorë dhe psikologjikë, të cilët dobësojnë marrëdhëniet në çift dhe pastaj tronditin gjithë familjen dhe shoqërinë. Çifti krijon familjen, këtë qelizë bazë të shoqërisë. Nga shëndeti i kësaj lidhjeje varet mbarështimi i familjes dhe “produkti” që kjo i jep shoqërisë.
Nëse sot dëgjojmë për tragjedi familjare, për krim, vetëvrasje, për dhunë, për grindje, për vajzat që marrin rrugën e prostitucionit, për djemtë që hidhen në krahët e drogës për të gjetur “lumturinë” ose për të organizuar trafikun e saj, për braktisje të bebeve, për incest, kjo do të thotë se lidhja e çiftit dhe familja nuk ka funksionuar mirë.
Familja në vete përmban një grup të njerëzve shtëpiakë, zakonisht të bashkuar nga lindja ose martesa, ose nga marrëdhënie të ngjashme – duke përfshirë bashkëjetesën, adoptimin, mbiemrin dhe (në disa raste) pronësia (siç ka ekzistuar në Perandorinë Romake).
Familja mund të quhet si bashkësi parësore njerëzore, ku individi së pari takohet me kushtet e jetës shoqërore, të cilat ia përcaktojnë atij kornizën, në të cilën ai mund të zhvillohet si person; kështu që mund të themi se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror. Në shumë shoqëri, familje quhet vetëm ajo e njohur nga ligji ose sisteme të ngjashme normative. Edhe pse shumë të tjerë duke përfshirë edhe sociologë, marrëdhëniet familjare i kanë konsideruar vetëm lidhjet e gjakut, shumë antropologë kanë kundërshtuar duke thënë se njeriu duhet ta kuptojë nocionin e lidhjes së “gjakut” metaforikisht dhe që shoqëritë e ndryshme duhet ta kuptojnë familjen nga koncepte të tjera dhe jo nga lidhjet gjenetike.
Sociologjia dhe antropologjia, familjen e konsiderojnë si funksion thelbësor të reproduktimit biologjik, shoqëror ose të dyja bashkë-shoqëria. Nga pikëpamja e fëmijëve funksionet e familjes janë drejtuese: ajo shërben për t’i orientuar ata në shoqëri dhe kulturë.
Esmeralda Ismailaj Kajo
Mësuese e ciklit fillor, shkolla “Irfan Ngjeqari”, Berat
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Përditësimi i kurrikulave, sugjerime nga eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku
Siguria në shkolla dhe vendimi për TikTok: Masa të nevojshme apo të tepruara?
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)