Elbasan, klasat digjitale realizuan orë të hapura
Në kuadër të nismës “Java digjitale” Sektori i Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit pranë DAR Elbasan
Në kuadër të nismës “Java digjitale” Sektori i Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit pranë DAR Elbasan, në bashkëpunim me shkollat pilot të klasave digjitale, organizuan orë të hapura mësimi me pjesëmarrjen e prindërve, nxënësve dhe mësuesve të shkollave 9-vjeçare.
Qëllimi i kësaj nisme ishte promovimi i teknologjisë së re në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Të gjithë mësuesit e përfshirë në këtë projekt zhvilluan orët mësimore digjitale në klasat e dhjeta.
Gjatë këtyre orëve u vu re përkushtimi dhe serioziteti i pjesës më të madhe të mësuesve për të aplikuar teknologjinë e re.
Shfaqja e materialeve në tableta, shpërndarja e dokumenteve dhe mbledhja e detyrave të nxënësve, realizimi i minitesteve, puna në grup, dërgimi i mesazheve, janë tregues i përdorimit të mirë të platformës si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit.
Hartimi i projektit kurrikular
Detyrimi i deklarimit të pagave për mësuesit dhe punonjësit në arsim: Afati është 31 mars 2025
Manastirliu: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla