Bursa studimi universitare dhe pasuniversitare në Sllovaki
Hapen aplikimet për bursa studimi universitare dhe pasuniversitare në Sllovaki në nivelin bachelor/master dhe doktoraturë. Më poshtë do të gjeni të përcaktuara datat përfundimtare të aplikmeve, dokumentet si dhe kriteret që duhet të plotësoni.
Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Sllovakinë në fushën e arsimit, Qeveria e Republikës së Sllovakisë ofron 1 (një) bursë për studime universitare/ pasuniversitare në nivelin bachelor/master dhe 1 (një) bursë studimi për doktoratë (PhD) për shtetas shqiptarë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Sllovakisë për vitin akademik 2018-2019 sipas programeve të studimit në vijim:
1. Trajnimi i mësuesve dhe shkencat e edukimit;
2. Biznes dhe administrim;
3. Ekologji dhe shkenca mjedisore;
4. Arkitekturë dhe inxhinieri;
5. Inxhinieri ndërtimi, teknologji, manifakturë dhe komunikim;
6. Bujqësi;
7. Pylltari;
8. Menaxhimi i burimeve ujore.
Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të dërgojnë me postë deri më datë 23.04.2018 në Drejtorinë e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, dokumentet e mëposhtme:
Për studime universitare bachelor:
1. Kërkesën për studime universitare, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të
studiojë. Kërkesa të jetë e nënshkruar nga kandidati dhe të përmbajë adresë e-mail dhe numër
kontakti;
2. Vërtetimin e notave për tre vitet e shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga
Drejtoria Rajonale/Zyra Arsimore e rrethit përkatës dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit;
3. Fotokopjen e faqes se pasaportës me të dhënat e identitetit;
4. Raportin mjekësor për aftësi studimi;
5. 4 (Katër) fotografi dokumenti
Për studime pasuniversitare Master:
1. Kërkesën për studime pasuniversitare, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të
studiojë. Kërkesa të jetë e nënshkruar nga kandidati dhe të përmbajë adresë e-mail dhe numër
kontakti;
2. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë dhe listën e notave;
3. CV-në, në të cilën të pasqyrohen të dhëna për nivelet e studimit dhe të dhëna të tjera për
punësimin nëse ka;
4. Dy letra rekomandimi;
5. Programin e studimit;
6. Raportin mjekësor për aftësi studimi;
7. Fotokopjen e faqes se pasaportës me të dhënat e identitetit;
8. 4 fotografi dokumenti.
Për studime pasuniversitare në doktoratë (PhD):
1. Kërkesën për studime pasuniversitare ne PhD, duke specifikuar fushën e studimit Kërkesa të
jetë e nënshkruar nga kandidati dhe të përmbajë adresë e-mail dhe numër kontakti;
2. CV-në, në të cilën të pasqyrohen të dhëna për nivelet e studimit dhe të dhëna të tjera për
punësimin nëse ka;
3. Kopjet e noterizuara të diplomave ose të dokumenteve të ngjashëm që vërtetojnë mbarimin e
programeve të studimit të nivelit të parë (bachelor) dhe të nivelit të dytë (master);
4. Kopjen e noterizuar të Suplementit të Diplomës Master, si dhe të listës së notave përkatëse;
5. Listën e botimeve të artikujve të ndryshëm (nëse ka);
6. Temën e kërkimit mbi të cilën mendohet të mbahet disertacioni (3-5 faqe);
7. Dy letra rekomandimi nga profesorë të institucioneve akademike;
8. Certifikata për kualifikime të ndryshme apo për veprimtari kërkimore;
9. Raportin mjekësor për aftësi studimi;
10. Fotokopjen e faqes se pasaportës me të dhënat e identitetit;
11. 4 fotografi dokumenti.
Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës sllovake, i cili fillon në shtator të vitit 2018. Informacion i detajuar për kursin e gjuhës sllovake gjendet në faqen: www.cdvuk.sk. Kushtet për përfitimin e bursës, përshkrimin e detajuar të degëve studimore, si dhe informacione të tjera gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Sllovakisë: www.minedu.sk;
http://www.minedu.sk/scholarships-of-the-government-of-the-slovak-republic/
(Portali Shkollor)
Komiteti merr vendimin: Hapen auditorët për konsultime dhe provime
Një risi në Universitetin e Tiranës dhe jo vetëm
Praktika mësimore në Bashkinë Tiranë