QTPA

Albas, 1 dhe 2 shkurt, trajnim me kredite në Tiranë

Në datat 1 dhe 2 shkurt zhvillohen trajnime në Tiranë për këto module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, "Menaxhimi i klasës", "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës". Secili modul është i vlerësuar me një kredit.

Në datat 1 dhe 2 shkurt zhvillohen trajnime në Tiranë, në zyrat e Albasit, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për këto module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, "Menaxhimi i klasës", "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës". Secili modul është i vlerësuar me një kredit dhe kushton 2000 lekë.


Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.


Moduli “Menaxhimi i klasës” synon:

- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj 

- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandarta: menaxhim dhe mësimdhënie

- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës. 

- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës 

- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës 

- Të perceptohen dhe realizohen patforma personanale të menaxhimit të klasës.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 



(Portali Shkollor)

2,053 Lexime
5 vjet më parë