
90-vjetori i gjimnazit "Qemal Stafa" në TOB
I pari gjimnaz shtetëror i hapur në kryeqytet, “Qemal Stafa” nisi rrugëtimin e edukimit të të rinjve shqiptarë në vitin 1925, me 4 profesorë, 2 mësues dhe 26 nxënës, nën drejtimin e Dr. Mihal Sherko
Gjimnazi “Qemal Stafa”, një prej shkollave elitare të arsimit kombëtar, festoi sot në një ceremoni të posaçme, 90-vjetorin e krijimit të tij. I pari gjimnaz shtetëror i hapur në kryeqytet, “Qemal Stafa” nisi rrugëtimin e edukimit të të rinjve shqiptarë në vitin 1925, me 4 profesorë, 2 mësues dhe 26 nxënës, nën drejtimin e Dr. Mihal Sherko.
Përgjatë viteve, në këtë shkollë kanë dhënë mësim, personalitetet më të spikatura të jetës akademike të vendit, si dhe figura të rëndësishme të artit mes të cilëve, Prof. Aleksandër Xhuvani, Prof. Eqerem Cabej, Prof. Aleks Buda, Prof. Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci, etj. Gjithashtu nga kjo shkollë kanë dalë një numër i madh nxënësish, që më vonë u bënë emra përfaqësues të shkencës dhe artit shqiptar.




Mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë pas uljes së pagave: Afati deri më 31 mars!
Prezantohet Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030: Risitë dhe objektivat kryesore
Manastirliu: Skemë e re e kualifikimit të mësuesve, gati testimi i informatizuar