75 emra, nga njëjësi në shumës
Emrat në gjuhën shqipe kanë dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës.
Tema e shumësit të emrave formohet nga tema e njëjësit me mënyra e me mjete të ndryshme.
Emrat në gjuhën shqipe kanë dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës.
Tema e shumësit të emrave formohet nga tema e njëjësit me mënyra e me mjete të ndryshme. Meqë disa nga emrat paraqesin vështirësi dhe luhatje te folësit (në të folur e në të shkruar), atëherë po paraqesim disa emra nga numri njëjës në atë shumës.
Një varg emrash dalin me dy a më shumë trajta shumësi, por emrat e vendosur në kllapa janë të variantit jonormativ.
Radhitja e emrave është krejt e rastësishme.
Artikulli, sipas MA. Mentor Hajrizit, vjen si rezultat i punës sistematike me nxënësit.
SHUMËSI I EMRAVE
Njëjës | Shumës |
---|---|
ujë | ujëra |
djathë | djathëra |
lesh | leshra |
vaj | vajra |
mall | mallra |
thes | thasë |
fëmijë | fëmijë |
lopë | lopë |
shok | shokë |
mik | miq |
vëlla | vëllezër |
pyll | pyje |
kunat | kunetër |
pus | puse |
tullac | tullacë |
koprrac | koprracë |
rrugaç | rrugaçë |
pejan | pejanë |
drejtor | drejtorë |
dajak | dajakë |
beqar | beqarë |
asistent | asistentë |
student | studentë |
francez | francezë |
mjek | mjekë |
ilir | ilirë |
majmun | majmunë |
paragraf | paragrafë |
dollap | dollapë |
guralec | guralecë |
bel | bela |
brez | breza |
çun | çuna |
spec | speca |
telefon | telefona |
libër | libra |
kufi | kufij |
kushëri | kushërinj |
zotëri | zotërinj |
thua | thonj |
përrua | përrenj (përroje) |
qen | qen (qenër) |
ujk | ujq (ujqër) |
kolokuium | kolokuiume |
mollë | mollë |
lot | lot |
natë | net |
dash | desh |
ballë | ballë |
bishtalec | bishtaleca |
byrek | byrekë (byreqe) |
bir | bij |
lumë | lumenj |
gjarpër | gjarpinj, gjarpërinj |
zot | zotërinj |
dreq | dreqër |
prind | prindër (prindë) |
bar | barëra |
bakall | bakej (bakaj) |
i ri | të rinj |
i zi | të zinj |
i keq | të këqij |
fyell | feje, fyej |
verë | verëra |
kulaç | kuleç |
plak | pleq |
nip | nipa, nipër |
yll | yje, yj |
gardh | gjerdhe (gardhe) |
vit | vjet |
mjekrosh | mjekroshë |
zall | zaje |
jastëk | jastëkë (jastëqe) |
i madh | të mëdhenj |
këlysh | këlyshë (këlyshër) |
(Nga: MA. Mentor Hajrizi, Portali Shkollor)
Driton Reshani: Fjalë të huaja, që mund të zëvendësohen me fjalët e gurrës shqipe
Takimi i dy shkronjave të njëjta në një fjalë
NDIEJ VS NDJEJ