Volkswagen krijon karrocën për fëmijë që ndjek prindin!
Shpesh i dëgjojmë prindërit të ankohen se janë lodhur gjatë ditës duke shtyrë karrocën e fëmijëve të tyre të vegjël. Por tashmë kjo nuk ka pse të ndodhë më, pasi kompania Volkswagen ka krijuar një karrocë për fëmijë, e cila ndjek prindin!
Shpesh i dëgjojmë prindërit të ankohen se janë lodhur gjatë ditës duke shtyrë karrocën e fëmijëve të tyre të vegjël. Por tashmë kjo nuk ka pse të ndodhë më, pasi kompania Volkswagen ka krijuar një karrocë për fëmijë, e cila ndjek prindin!
Kompania ka krijuar një karrocë për fëmijë me të njëjtët sensorë kontrolli të përdorur te makinat Golf. Këto sensorë ndihmojnë që karroca për fëmijë të ndjekë prindërit, kështu ata nuk kanë pse ta shtyjnë atë, apo të shqetësohen se mos përplaset me ndonjë objekt.
Por si lindi ideja e krijimit të këtij objekti të veçantë?
Divizioni i Volkswagen në Holandë transmetoi një spot televiziv në muajin prill, ku u kërkonte ndjekësve të faqes që të jepnin idetë e tyre se çfarë pajisjesh mund të përmirësonin duke përdorur teknologjinë e makinave autonome të Volkswagenit.
Nga idetë e shumta, që u dhanë nga njerëzit, spikati një koment nga një fans, i cili sugjeroi që Volkswageni duhet të krijojë një karrocë për fëmijë që të lëvizë në mënyrë autonome. Dhe Volkswagen ia plotësoi dëshirën.
Karroca është krijuar, por ende nuk dihet nëse është hedhur në treg dhe se sa do të kushtojë.
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
Si të shkruajmë shkronjat e gjuhës shqipe “ë”, “Ë”, “ç”, “Ç” me një tastierë italiane!
Teknologjia dhe edukimi, ja 6 teknika mësimdhënieje