Fundi i tremujorit të parë mësimor

Vlerësimi i nxënësve për periudhën periodike tremujore

Jemi në fund të tremujorit të parë dhe është koha për vlerësimin e arritjeve të kompetencave në fushat e të nxënit, prandaj është e udhës të rifreskojmë udhëzimet që duhet të zbatojmë gjatë këtij vlerësimi.

Jemi në fund të tremujorit të parë dhe është koha për vlerësimin e arritjeve të kompetencave në fushat e të nxënit, prandaj është e udhës të rifreskojmë udhëzimet që duhet të zbatojmë gjatë këtij vlerësimi.


Sipas lëndëve, nxënësi do të marrë vlerësimin për kompetencat që zotëron:


Në lëndën e gjuhës shqipe nxënësi do të marrë vlerësim për kompetencat: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme; Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar; të lexuarit e teksteve të ndryshme; të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale; përdorimi i drejtë i gjuhës.


Në lëndën e matematikës nxënësi do të marrë vlerësim për kompetencat: Zgjidhja e situatave të thjeshta problemore; arsyetimi dhe komunikimi matematik; modelimi matematik dhe lidhja konceptuale; përdorimi i teknologjisë në matematikë.


Në lëndën e diturisë së natyrës nxënësi do të marrë vlerësim për kompetencat: Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre; përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore; komunikimi në gjuhën dhe  në terminologjinë e shkencës.


Në lëndën e edukimit për shoqërinë (qytetarinë) nxënësi do të marrë vlerësim për kompetencën shoqërore dhe qytetare.


Në lëndën e muzikës nxënësi do të marrë vlerësim për kompetencat: krijimi muzikor; 

performimi/ interpretimi muzikor; vlerësimi i veprave muzikore.


Në lëndën e artit pamor nxënësi do të marrë vlerësim për kompetencat: krijimi artistik; performimi artistik; vlerësimi artistik.


Në lëndën e kërcimit nxënësi do të marrë vlerësim për kompetencat: krijimi nëpërmjet lëvizjeve; performimi/ interpretimi i lëvizjeve dhe i kërcimit; vlerësimi i lëvizjeve dhe i kërcimeve.


Në lëndën e edukimit fizik, sportet dhe shëndeti nxënësi do të marrë vlerësim për kompetencat: zhvillimi i aftësive lëvizore në përshtatje me situata lëvizore e sportive të ndryshme; ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive; përshtatshmëria me një stil jete aktiv e të shëndetshëm.


Në klasat I-III vlerësimi i nxënësit realizohet me 5 nivele/shkallë. 


Shkalla 1. “Arritje të pakënaqshme”. (Përkon me notën 4). Nxënësi nuk i përmbush rezultatet e të nxënit, ka boshllëqe dhe mangësi .


Shkalla 2. “Arritje që kanë  nevojë për përmirësim”, (Përkon me notat 5-6). Përfaqëson arritje minimale të rezultateve të të nxënit, të cilat nuk krijojnë baza të qëndrueshme për veprimtaritë e nivelit pasardhës dhe përkon me vlerësimin “Arritje që kanë nevojë për përmirësim” 


Shkalla 3. “Arritje të kënaqshme”. Përfaqëson arritje të pjesshme të rezultateve të të nxënit  (Përkon me notat 7-8).


Shkalla 4. “Arritje shumë të kënaqshme”. Përfaqëson arritjet të larta e të qëndrueshme në përmbushjen e rezultateve të të nxënit (Përkon me notën 9)


Shkalla 5. “Arritje të shkëlqyera”. Përfaqëson arritjet më të larta e të qëndrueshme në përmbushjen e rezultateve të të nxënit (Përkon me notë 10)


Vlerësimi tremujor në regjistër do të bëhet me kode nga 1, 2, 3, 4, 5. Ky vlerësim do të bëhet duke u bazuar në: 

1- Vlerësimin e vazhduar i cili përmban 45% të vlerësimit. Ky vlerësim do të bazohet tek evidenca e shënimeve që mësuesi ka mbajtur për vlerësimin e vazhduar. ( Rikujtoni modelet e evidencave që kemi dhënë në shkrimet e mëparshme).

2- Në testimet, detyrat e kontrollit apo detyrat përmbledhëse që përbëjnë 30 % të vlerësimit.

3- Në punimet, nismat individuale, shkrime të lira, produktet apo detyrat që nxënësi bën individualisht apo në grup etj. të cilat gjenden në portofolin e të nxënit i cili përmban 25% të vlerësimit. Për vlerësimin e portofolit. 


Për vlerësimin e punimeve të portofolit duhen përcaktuar kritere, të cilat duhet të njihen nga të gjithë nxënësit. Ata vlerësohen: për cilësinë e materialeve dhe të punimeve; për gjetjet origjinale; për aftësinë për të shfrytëzuar burime të ndryshme informacioni; për aftësinë për të rishikuar, shkruar dhe eksperimentuar në mënyra të ndryshme. Për seriozitetin e përgatitjes së portofolit; për aftësinë për të bërë vetëvlerësim, vlerësimin e punës së shokëve etj. Punimet e portofolit është mirë që të vlerësohen edhe nga nxënësit, pra të bëhet vetëvlerësim me shkrim. Për klasat 1 dhe 2 kjo bëhet me gojë më ndihmën e mësuesit. 


Më poshtë po shoqëroj me një format vlerësimi të cilin e kam hartuar me kolegët e mi. 


Vlerësimi i portofolit

Emri mbiemri___________________________________________

Lënda: ____________________


Nr. vlerësimeve Komponenti që vlerësohet 1 2 3 4 5  Duhet përmirësim   Ka progres
Vl 1   D1              
  D2          
  D3          
Vl 2   D1              
  D2          
  D3          
Vl 3   D1              
  D2          
  D3          


Në rubrikën “Duhet përmirësim” shënohet një listë kërkesash që duhet të përmbushë nxënësi, si mund të arrijë nivelin më të lartë.


Në rubrikën “Ka progres” shënohen Rezultatet e arritura të të nxënit  (RN)Cilat nga nivelet mund të arrijë: të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve, marrja e vendimeve, demonstrimi etj.


Ju uroj punë të mbarë!


Referenca

Bazuar në “Korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar të Republikës së Shqipërisë”, MAS, 2014, dhe “ Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës së re në arsimin fillor ( klasat I-V), IZHA 2017.


(Nga: Drita Kolndreu, Portali Shkollor)

21,947 Lexime
6 vjet më parë