USHQYERJA

Ushqimet më të shëndetshme që nuk duhet të mungojnë në tryezën e festave

Edhe pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit. Atmosferës nuk i mungojnë edhe ushqimet e përgatitura kryesisht nga nënat dhe gjyshet tona. Por për të mos e tepruar me kaloritë sugjerohen disa ushqime të cilat nuk duhet të mungojnë në tryezat speciale.

Ndoshta nuk mund të vihemi në dietë për Krishtlindje ose për Vitin e Ri, por mund të ndjekim disa rregulla për një ushqyerje të shëndetshme. 


1-Ndër ushqimet “mik” të metabolizmit specifikohet ose spikas brokoli: është detoksifikues dhe ju ndihmon me procesin e tretjes. 

2-Speci djegës stimulon metabolizmin dhe ndihmon në djegien e kalorive. 

3- Çaji jeshil është hidratues, kontrollon kolesterolin dhe është një pije vërtetë e ngrohtë për ditët e ftohta.  

4-Algat kontrollojnë urinë dhe i përçojnë oksigjen muskujve falë klorofilit që ato përmbajnë. 

5-Piperi i zi favorizon punën e organeve tretëse, kontrollon tensionin e lartë të gjakut dhe metabolizmin e bën më aktiv. 

6-Shafrani i Indisë, gjithashtu kontrollon hipertensionin dhe ju siguron një metabolizëm të mirë. 

7-Kanella ka një rol të rëndësishëm në metabolizëm përsa i përket yndyrave dhe ndërhyn në rregullimin e përthithjes së sheqernave. 

(Përshtati N.A.B, Portali Shkollor) 

3,751 Lexime
5 vjet më parë