Tradita. Vajza, sot propozojini të dashurit për martesë!

Rregulli thotë që vjen çdo katër vjet, ndërkohë tradita thotë që është një vit i trishtë. Me siguri një vit i brishtë, është një vit jo normal

Por çfarë është të vit i brishtë?

Është një vit me 366 ditë, kjo e fundit shtohet për të rregulluar shtyrjen e stinëve. Nëse do të mbaheshin gjithmonë 365 ditë, do të mblidhej çdo 4 vjet, një ditë me vonesë.

Rregulli

Ajo e kalendarit gregorian thotë: “Një vit është i brishtë nëse numri i tij mund të pjestohet me katër, përjashtim janë vite shekullore, (që janë të përpjestueshme me 100,) që nuk mund të përpjestohen me 400”.

Tradita angosaksone

Në botën anglosaksone, viti i brishtë quhet Leap year, d.m.th Viti i kalimit. 29 shkurti është Dita e Shën Patrikut dhe sipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të fejuarit të martohet me to.

Tradita e do që ajo të këtë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës.

Historia

Ishte Jul Cesari që e prazantoi ditën më shumë çdo katër vjet, kjo për të barazuar llogaritë me 6 orët që mbeteshin çdo vit sipas përllogarritjeve të astronomit të tij.

Ishte Papa Gregori XIII që me vendim papnor vendosi në 1582, të eleminonte 3 vite të brishta,  kjo sepse rrezikohej Pashka.

Vit i brishtë, vit i trishtë

Romakët mendonin se viti i brishtë, ishte dhe vit i trishtë, që sillte epidemi dhe tragjedi të mëdha. Ndërsa të tjerë mendojnë që është dhe viti i balenës, sepse mendohet se balena lind çdo katër vjet.

Vitet e brishta përkojnë dhe me realizimin e Olimpiadave.

(klan tv)

1,755 Lexime
8 vjet më parë